LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do hiqesh nga kërkimi"/ Çudia me qytetarin, rezulton në burg dhe në kërkim

Në Durrës kryen një tjetër vepër penale “grabitje me dhunë” dhe dënohet 6 vite, nga të cilat kryen 4 vite e 5 muaj. Më pas lirohet nga amnistia. Për dy veprat e para, gjykohet gjatë kohës, që po vuante dënimin, në vitin 2021 dhe Gjykata e Vlorës vendos ta dënojë dy muaj dhe 4 muaj për dy veprat.

11 November 2024, 21:46 Nga N.F
“Do hiqesh nga kërkimi"/ Çudia me qytetarin, rezulton
Silard Allusha

VLORË- Silard Allushaj tregon, se në vitin 2019 kryen dy vepra penale në Vlorë, “drejtim automjeti në mënyrë të parregullt” dhe “vjedhje”. Masa që u mor ishte “shërbim prove”. Qytetari e theu këtë masë dhe më pas kapet dhe hetohet në gjendje të lirë.

Në Durrës kryen një tjetër vepër penale “grabitje me dhunë” dhe dënohet 6 vite, nga të cilat kryen 4 vite e 5 muaj. Më pas lirohet nga amnistia. Për dy veprat e para, gjykohet gjatë kohës, që po vuante dënimin, në vitin 2021 dhe Gjykata e Vlorës vendos ta dënojë dy muaj dhe 4 muaj për dy veprat.


“Në vitin 2019 ndalohem nga Policia Rrugore për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, dal me ‘detyrim paraqitje’ pastaj ma konvertojnë me ‘shërbim prove’, të cilën unë e theva. Pas disa kohësh më shpallën në kërkim për vjedhjen e një motori këtu në qytetin e Vlorës. Shkoj në Durrës dhe më kapin këta të policisë së Vlorës dhe më hetojnë në gjendje të lirë, më nxjerrin dhe më hetojnë në gjendje të lirë. Në datën 25 Nëntor po të atij viti, 2019-ës, në qytetin e Durrësit unë kryej një tjetër vepër penale, ‘vjedhje me dhunë’ ose ‘grabitje’ dhe dënohem nga Gjykata e Durrësit me 6 vjet në Shkallë të Parë, me 6 vjet dhe në Apel. Më pas transferohem në Rrogozhinë ku kryej atje 2 vjet e 4 muaj, në total 4 vjet e 5 muaj,” thotë për mikrofonin e emisionit “Stop” Silard Allushaj.

Gazetarja: Silard pse na ke thirrur sot?

Silard Allushaj: Këto 2 vendime që unë kam pasur një “shërbim prove” dhe tjetrën “gjendje të lirë” unë jam gjykuar gjatë kohës që unë po vuaja dënimin në paraburgimin e Durrësit për veprat penale që kisha kryer në Durrës, vij këtu në Gjykatën e Vlorës me përcjelljen e policisë së burgut, kam marrë pjesë në çdo seancë dhe jam dënuar: 6 muaj tek një vendim dhe 2 muaj tek vendimi tjetër.

Silardi thotë, se pasi lirohet nga burgu, shkon në komisariatin e Vlorës, ku çon vendimin e lirimit.

Gazetarja: Ndërkohë ti në vitin 2021 vuaje dënimin për veprën e tretë?

Silard Allushaj: Po për veprën e tretë dhe më të rëndën. Lirohem, marr fletën që më dorëzoi burgu dhe sipas ligjeve e dorëzoj në komisariat brenda 72 orëve dhe vazhdoj jetën, punën normal si gjithë njerëzit e tjerë për një jetë më ndryshe sepse nuk doja t’i kthehesha më të kaluarës sime.

Silard Allushaj tregon, se 6 muaj pasi lirohet arrestohet për dy veprat e para dhe i thuhet, se kishte 3 vite e gjysmë në kërkim, ndërkohë që ai ishte në burg. E çojnë në Kosovë të Lushnjës, ku qëndron 14 ditë. E liron gjykata, por tani Silardi ka frikë se prokurorja mund të bëjë ankimim, pasi në gjykatë ishte shprehur, se Silardi i ishte shmangur drejtësisë. Ndërkohë ai ishte në burg.

Silard Allushaj: Në datën 13 Tetor të 2024-ës më arrestojnë duke më thënë që unë kam 3 vite e gjysmë në kërkim. Rezultoja 3 vite e gjysmë në kërkim në Komisariatin e Vlorës kur unë kisha 6 muaj që isha liruar nga burgu.

Gazetarja: Për çfarë të arrestojnë?

Silard Allushaj: Më arrestojnë sepse Komisariati i Vlorës më ka shpallur në kërkim unë duke qenë në burg, duke vuajtur dënimin dhe në datën 13 më arrestojnë më mbajnë 4 ditë këtu në komisariat dhe më transferuan në Kosovën e Lushnjës ku bëra gati 13-14 ditë burg. Duhet kaq shumë kohë, 14 ditë për të verifikuar që unë kam qenë në burg dhe derisa bëri kërkesën avokati në gjykatë, e cila urdhëroi lirim të menjëhershëm për mua. Por kush më jep garanci mua që prokurorja kur të vijë vendimi i arsyetuar nga gjykata, atëherë fillon afati i animimit nga ana e prokurores, kush më jep garanci mua që prokurorja nuk do e ankimojë dhe pas 3-4 vitesh mua do të më arrestojnë përsëri dhe do më thonë që ke 4 vite në kërkim. Prokurorja pretendoi se unë i isha shmangur drejtësisë dhe nuk donte që unë të lirohesha, por ta vuaja këtë dënim. Nuk kam dalë me mashtrim, as nuk jam arratisur e as gjë. Për këtë 14 ditshin mua më ka prishur shumë punë, familja është stresuar, nëna ka filluar përsëri ilaçet e zemrës. Mua vetë më ka stresuar, nga puna më pushuan.

Silardi shprehet, se nuk kërkon dot as dëmshpërblim, vetëm të qartësohet pozicioni i tij. Në Komisariatin e Vlorës, pasi është liruar, Silardi vazhdon në jetë në kërkim.

Gazetarja:  Ti e ke menduar të kërkosh dëmshpërblim nga gjykata?

Silard Allushaj: E kam menduar, por këta i kanë kopsitur ligjet aq bukur saqë edhe po të të marrin e të fusin në burg kot nuk ia vlen që t’u shkosh nga mbrapa sepse është deri në 2000 lekë të reja dëmshpërblim për një ditë burg, ndërkohë që ato 2000 lekë këta t’i japin pas 4-5 vitesh që zvarrisin seancat në Gjykatën Civile dhe shuma që unë mund të përfitoj është gati 240 mijë lekë të vjetra, kurse shuma që unë kam harxhuar për këto 14 ditë shkon deri në 1 milion e gjysmë të vjetra.

Pasi “Stop” u interesua, Silard Allushajt i thonë se do ta heqin nga kërkimi.

Qytetari: Jam person në kërkim, apo jo?

Punonjësja: Ku të të kontrolloj unë ty?

Qytetari: Në sistem, kush mund ta shikojë, që jam në kërkim, apo jo?

(Punonjësja qesh)

Qytetari: Jo për Zotin, e kam seriozisht. Unë erdha këtu në 26 Prill, dy ditë pasi u lirova nga burgu, dorëzova vendimin e amnistisë, që u lirova nga burgu. Më arrestuan, sepse kisha 3 vite e gjysmë në kërkim, ndërkohë që unë isha në burg.

Punonjësja: Ja një sekondë, të marr shefen e kërkimit! Kush ta ka pasur çështjen, kush OPGJ?

Qytetari: Tani, që më arrestuan? Një djalë, Ersild.

Punonjësja: Xhuveli?

Qytetari: Po!

(Punonjësja flet me shefen e kërkimit.)

Punonjësja: Mirë zemra, rrofsh! Po që t’ia heqë ai, duhet të ta bëjë ty kërkesën! Po hiqesh tani nga kërkimi. Ka ardhur, tani i ka vajtur shefes së kërkimit.
Qytetari: Po hiqem tani nga kërkimi?

Punonjësja: Po!

Qytetari: Po të më kishin kapur dje?

Punonjësja: Do bëheshin verifikimet dhe do të nxirrnin direkt. Do vinte shefja e kërkimit në çdo lloj ore. Do të heqin! Mirë? Vazhdo i qetë!

Avokati Arben LLangozi tregon shkeljet e policisë në këtë rast dhe shkeljet e prokurorisë, pasi sipas tij, nuk ka pasur një kontroll dhe koordinim në këtë rast, duke penalizuar qytetarin.

Arben LLangozi: U njohëm me rastin kemi një shkelje të rëndë nga Policia e Shtetit sepse siç dihet urdhrat e ekzekutimit të nxjerra nga prokuroria, çfarëdolloj prokurorie nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit, e mbasi kryet një procedurë kërkimi për një person atëherë shpallet në kërkim. Në rastin aktual Policia e Shtetit nuk ka bërë kërkimin e duhur dhe shpallja në kërkim është bërë në shkelje të hapur të ligjit, gjithmonë këto urdhra kërkimi janë nën kontrollin e organit të akuzës, pra kemi neglizhencë të të dyja institucioneve, të cilët nuk kanë rakorduar për personin që ka qenë duke vuajtur dënimin. Policia në momentin që ekzekuton një masë qoftë arrest në burg, apo qoftë dhe një masë dënimi në sistemin e saj TIMS, ajo detyrimin ligjor që të shënojë se në këtë datë u ekzekutua ky lloj vendimi dhe është ekzekutuar komplet apo pjesërisht, apo varet se si është urdhërua nga kërkimi i gjykatës. Në rastin aktual ky akordim nuk ka ndodhur nga institucionet shtetërore, unë vlerësoj se kemi një shkelje shumë të rëndë nga Policia e Shtetit./ TvKlan

vlore ne kerkim ne burg silard allushaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin