LIVE UPDATES
Aktualitet

"Do i vras gruan dhe fëmijët!”/ Zbardhet kërcënimi i “Ben Qimes” ndaj Vladimir Cjapit, ja çfarë rrëfeu gjyqtari

Gjyqtari Cjapi, ka krijuar bindjen se kërcënimi i ardhur nga Arben Isufaj, nuk ka lidhje me pakënaqësinë që ai ka krijuar për shkak të shkëputjes së beftë të marrëdhënies midis tyre, por me çështjen që ai kishte marrë në ngarkim në muajin janar, nëpërmjet shortit elektronik, të rishikimit të vendimit me burgim të përjetshëm të kërkuar nga nga i dënuari Pëllumb Yzeiraj.

26 February 2025, 19:53 Nga Dosja
"Do i vras gruan dhe fëmijët!”/ Zbardhet
Ben Qimja

TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës së krimit, Arben Isufaj, i njohur ndryshe me nofkën “Ben Qimja”, duke zbardhur episodet e shantazhit dhe kërcënimeve të tij ndaj gjyqtarit Vladimir Cjapi në qytetin e Fierit.

Pjesë nga dokumentari:

I ashtuquajturi Universiteti i Krimit, një qytet ku gjithmonë fijet janë lëvizur nën rrogoz, Fieri ka qenë gjithmonë një çështje pasioni dhe miklimi për individë dhe grupe kriminale, të cilët kanë parë aty strehën e tyre për të zhvilluar larg syve të gjithë atë që quhet jeta e tyre pas kuintave.

Një qytet në afërsi të disa pikave strategjike, i rrethuar nga pasuri mbi dhe nëntokësore, mbi të gjitha i pasur me naftë, por edhe si një magazinë e stërmadhe e amballazhimit të industrisë së lehtë që ka shërbyer edhe si një lloj stacioni për trafikun e paligjshëm dhe fshehjes së lëndëve të forta narkotike, Fieri ka ruajtur gjithmonë fizionominë e tërhequr nga krimi.

Por në fakt kjo ka qenë vetëm dukja që na ka dhënë.

Pasi ndryshe nga qytetet e tjera, ku grupet kriminale janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin për territor, duke lënë pas shumë të vrarë, duket se në Fier grupet kriminale kanë mundur të jetojnë së bashku qoftë edhe me pahir nëpërmjet një marrëveshje të pashprehur, që ka mundur të mbajë sa më larg ndezjen e gjakrave dhe për pasojë nxjerrjen e tytave të armëve si shpagim.

Por ndërsa ka ruajtur këtë aspekt të vetin, të dallueshëm nga qytetet e tjera, sigurisht që emri i Fierit si qytet është i lidhur edhe me emrat e disa prej ‘të fortëve’ të tij, të cilët kohë pas kohe kanë ngritur krye si për të na treguar se ata janë aty, pavarësisht aktivitetit kriminal që bëjnë në kundërshtim me ligjin.

Një nga këta ‘të fortë’ që ka ngritur mitin e tij në këtë qytet është edhe Arben Isufaj, apo i njohur ndryshe si Ben ‘Qimja’.

Një personazh i botës së krimit në këtë qytet që i ka mbijetuar me sukses kulisave, por që edhe ka mundur pavarësisht jetëshkrimit të tij të pasur me vepra të ndryshme penale, t’ia dalë mbanë edhe të fitojë benefite të rëndësishme në zonën e pasur me pasuri nëntokësore.

Por po kështu ka ditur që nëpërmjet kërcënimit dhe shantazhit, të vendosë diktatin e tij në qytet, ashtu siç është përpjekur të ndikojë edhe te drejtësia, sikur ishte edhe rasti i fundit kur u shfaq në skenë, ai i kërcënimit të një gjyqtari dhe një noteri në qytetin e Fierit, të cilët i kanosi nëpërmjet tytës së armës.

Por çfarë ishte ky kërcënim dhe pse Ben ‘Qimja’ i ndihmuar edhe nga të afërmit e tij, u rishfaq kaq dhunshëm në skenë?

Si mundi ai t’u ikë forcave RENEA që mësynë në banesën e tij, aty ku gjetën edhe një armë zjarri pas urdhrit që u lëshua nga Gjykata e Fierit pasi ky i fundit kishte kanosur me jetë gjyqtarin?

Kush është gjyqtari që dorëzoi një kallëzim në Prokurorinë e Fierit për kërcënim nga Arben Isufaj?

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, gjithçka duket se lidhet me një nga hasmët e familjes Isufaj.

Më konkretisht me një rishikim vendimi në emër të një të dënuari me burgim të përjetshëm.

Çështje e cila sipas shortit elektronik që përzgjedh gjyqtarin që do marrë në ngarkim rishikimin e këtij vendimi. i kishte rënë magjistratit Vladimir Cjapi.

Dhe kërkuesi i rishikimit të këtij vendimi në Gjykatën e Apelit në Fier, ishte Pëllumb Yzeiraj, aktualisht i dënuar me burgim të përjetshëm.

Më datë 21 janar 2025 me short elektronik gjyqtari Vladimir Cjapi është përzgjedhur anëtar i trupës gjyqësore për gjykimin e çështjes penale me kërkues Pëllumb Yzeiraj, i cili nga ana e tij kërkon rishikimin e vendimit penal Nr.2005, datë 3 nëntor 2004 të Gjykatës së Fierit.

Ky short dhe përcaktimi i gjyqtarit Cjapi, si një nga anëtarët e trupës gjykuese që do marrë në shqyrtim kërkesën për rishikimin e vendimit më burgim të përjetshëm në ngarkim të vuajtësit të dënimit, shtetasit Pëllumb Yzeiraj, dhe frika se ky i fundit mund të lërë qelinë me masën e dënimit të vuajtur, duket se ka vënë në lëvizje edhe familjen Isufaj.

Dhe në këtë rast vetë personazhin e saj më të fuqishëm, Ben ‘Qimen’, i cili mesa duket që nga momenti që mësoi mbi lëvizjet ligjore të hasmit të tij që ndodhet në burg, fillon edhe ai vetë të lëvizë.

Këtë herë duke i kapur vetë anëtarët e trupës gjykuese ku ai ka menduar se aty ku nuk bën punë kulaçi, bën kërbaçi. Në këtë rast shantazhi, që ndonjëherë bën më shumë punë sesa fjala.

Referuar vendimit penal për të cilin kërkohet rishikimi, rezulton se kërkuesi Pëllumb Yzeiraj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në rrethana cilësuese ku viktima rezultojnë Julian Isufaj, Esat Tare, ndërsa të plagosur kanë mbetur Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj.

Siç thamë do të ishte pikërisht ky informacion që kishte shkuar ndërkohë në veshin e Ben ‘Qimes’, i cili mesa duket ka të dhëna të sakta nga brenda institucionit të drejtësisë në Fier, që e vendos atë në pozita lëvizje.

Fillimisht duke kontaktuar me miqtë më të afërt të gjyqtarit Vladimir Cjapi, i cili nga ana tij kishte vetëm 15 muaj që ushtronte këtë detyrë në Gjykatën e Fierit, kohë gjatë kohës së cilës Ben ‘Qimja’, po kërkonte ta kontaktonte, që përkon me mesin e muajit shkurt të vitit 2025, kur gjyqtari ndodhej me leje vjetore jashtë Shqipërisë.

Por në pamundësi për të takuar gjyqtarin Cjapi dhe për tja lënë vetë personalisht mesazhin që ky i fundit duhet të merrte, Ben ‘Qimja’ e ndalon makinën e tij të blinduar në një nga zyrat e noterisë në qytet, aty ku kryente funksionin si noter, një nga miqtë e ngushtë të gjyqtarit.

Vladimir Cjapi: “Unë kam 15 muaj që ushtroj detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Fierit.

Ajo që dua tju them fillimisht është se nga data 11 deri më 15 shkurt, unë kam konsumuar një pjesë të lejes vjetore.

Dhe gjatë këtyre ditëve kam qenë jashtë shtetit, ku jam kthyer në qytetin e Fierit, mbrëmjen e datës 15 Shkurt 2025.

Të nesërmen e kësaj date, më datë 16 Shkurt, nga ora 10.00 deri në orën 11.00, unë kam qenë në ambientet e gjykatës, pasi kisha një seancë gjyqësore në dhomë këshillimi.

Menjëherë sapo përfundova seancën telefonova mikun tim Arben Tahiraj, me profesion noter në qytetin e Fierit. Kjo pasi ky i fundit më kishte telefonuar më herët me qëllim për të më takuar”.

Por ndërsa priste një takim rutinë midis miqsh të vjetër, ky është momenti kur gjyqtari Cjapi mëson për kërcënimin që ka ardhur në adresë të tij.

Kërcënim që lidhej edhe me familjen e tij, ku Arben Isufaj i kishte lënë të kuptohej mikut të gjyqtarit, që nuk do të kursente askënd nga familja e tij, nëse ai do të ndërrmerrte një vendim që do të ishte i papëlqyeshëm nga ana e tij.

Vladimir Cjapi: “Pasi u takova dhe u përshëndeta me mikun tim Arben Tahiraj, ky i fundit më tha se te zyra e tij e noterisë kishte shkuar shtetasi Arben Isufaj. I cili tekstualisht i kishte thënë: ‘Ti e ke shok Vladimirin. I thuaj që do t’i shuaj familjen. Do e vras atë, gruan dhe fëmijët. Po nuk e bëra vetë atë gjë, do e lë me amanet’”.

Po sipas gjyqtarit, gjatë bisedës që zhvilloi me mikun e tij, ai kishte mësuar se Arben Isufaj, pasi kishte lënë mesazhin e tij kërcënues ndaj magjistratit, ishte kthyer më pas duke kanosur edhe vetë noterin.

Ndërsa gjyqtari Vladimir Cjapi, dha shpjegime përpara grupit hetues edhe mbi njohjen e tij me personazhin e Ben ‘Qimes’ dhe konfliktet e mundshme që mund të kishte me të.

Ku ai deklaroi se me personazhin problematik të ligjit në Fier, ishte njohur shumë kohë më parë, kur ishte avokat në dhomën e Avokatisë në Fier, por më pas i kishin shkëputur marrëdhëniet dhe sipas tij, kjo kishte sjellë një pakënaqësi të dukshme vetë Isufaj.

Vladimir Cjapi: “Arbeni më tha më tej gjatë bisedës se Arben Isufaj, kishte vazhduar më tej me sharje dhe kërcënime edhe ndaj familjes së tij.

Në lidhje me shtetasin Arben Isufaj, unë jam njohur me të gjatë kohës, që kam ushtruar funksionin e avokatit në Dhomën e Avokatisë Fier, deri në momentin kur fillova Shkollën e Magjistraturës.

Pasi nisa studimet në Magjistraturë, nuk pata më lidhje me këtë shtetas, shkëputje e cila mesa duket krijoi pakënaqësi te ai, gjë që e ka shprehur edhe te persona të ndryshëm”.

Por siç shpjegon edhe vetë më poshtë, gjyqtari Cjapi, ka krijuar bindjen se kërcënimi i ardhur nga Arben Isufaj, nuk ka lidhje me pakënaqësinë që ai ka krijuar për shkak të shkëputjes së beftë të marrëdhënies midis tyre, por me çështjen që ai kishte marrë në ngarkim në muajin janar, nëpërmjet shortit elektronik, të rishikimit të vendimit me burgim të përjetshëm të kërkuar nga nga i dënuari Pëllumb Yzeiraj.

Vladimir Cjapi: “Lidhur mbi rastin konkret, kjo ka të bëjë me një çështje e cila është futur rishtas në gjykim. Rrethanë kjo që ka bërë, që shtetasi Arben Isufaj të marrë nismën për të krijuar një situatë frike dhe presioni, me qëllim për të ndikuar në vendimmarrjen time. për shkak të funksionit tim si gjyqtar”./BW

ben qimja vladimir cjapi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin