12 January 2023, 10:03
Nga A.B
Antonio Leka
LEZHË- Gjykata e Lezhës, ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë 'arrest me burg' për 36-vjeçarin, Antonio Leka. Ndaj tij janë ngritur akuzat "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.
Avokati i 26-vjeçarit Eduart Karaçi ka kërkuar një masë më të bute dhe ekspertim mjeko-ligjor të klientit të tij me pretendimin se në momentin e veprimeve të tij ka qenë në gjendje jo të mirë psikologjike.
Ky person, u kap dy ditë më parë me armë dhe municione luftarake në makinë, duke suprizuar të gjithë me rrëfimin.
'Do vras politikanët e Lezhës'- u tha i riu forcave të policisë, të cilët më pas e neutralizuan.
Gjatë marrjes në pyetje, ai i lidhi veprimet e tij në emër të patriotizmit, mirëpo nuk tregoi në asnjë moment se ku i kishte gjetur armët dhe sendet e tjera të kundraligjshme.
Arrestimi i tij ka ardhur pas një telefonate në Polici nga nëna dhe i vëllai i tij të cilët referuan rastin me frikën se i afërmi tyre mund të kryente ndonjë akt të rëndë. Ishte e ëma, ajo që i doli në mbrojtje të tij, duke u shprehur se armët blindshpues që kishte i biri ishin në fakt të sajat, pasi ishte pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë.
Pak para se të vendosej në prangat e policisë, në media u bënë publike pamjet e Lekës, i cili ishte veshur me anti-plumb të bardhë dhe me arsenal armësh. Ai shfaqej nën shoqërinë e disa personave të tjerë, në brendësi të një servisi automjetesh në qytetin e Lezhës, ndërsa vetëm pak minuta më vonë ai do prangosej nga uniformat blu.
Aktualisht pritet të kryhen edhe ekzaminimet mjekësore ndaj tij pasi dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
antonio leka arrestohet antonio leka eduart karaçi
Aktualitet
12 January 2023, 10:01
A.B
Policia
ITALI- Shtatë kilogramë kokainë për një vlerë tregu prej 1 milion euro u sekuestrua në Itali, ndërsa në...
Aktualitet
12 January 2023, 09:54
a.bb
Policia
TIRANË- “Droni edukues” i vënë në dispozicion të policisë ka kapur manovrat e gabuar të drejtue...
Aktualitet
12 January 2023, 09:44
a.l
Skoci
SKOCI- Një operacion blic është zhvilluar në Skoci, në kuadër të të cilës është zbuluar nj&eum...
Aktualitet
12 January 2023, 09:37
A.B
Joy Abongo
TIRANË- Dhunimi dhe gjendja e rëndë e Joy Abongo në Shqipëri, është komentuar në mediat keniane. Qyteta...
Aktualitet
12 January 2023, 09:24
a.l
aksident
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlor&eum...
Aktualitet
11 January 2023, 11:43
f.g
Arlind Gjokutaj
TIRANE- Detaje të reja janë zbardhur sot nga dosja hetimore pas arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm t&eu...
Aktualitet
12 January 2023, 08:44
A.B
Anije
VLORË- Shpëtohen tre persona që kishin mbetur në anijen e peshkimit në mes të detit. Drejtoria e Përgjithshme Deta...
Aktualitet
12 January 2023, 08:42
A.B
Arrestimi
TEPELENË- Besmir Rrapaj është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë...
Aktualitet
12 January 2023, 08:21
A.B
Digjet banesa
FIER- Mëngjesin e sotëm është shkrumbuar nga flakët një banesë në fshatin Grecalli të Fierit. Is...
Aktualitet
12 January 2023, 08:08
A.B
Policia
BRITANI E MADHE- Një shqiptar është ndaluar nga policia britanike në Wiltshire. Policia e Wiltshire ndaloi mjetin tip 'Mercedes...