LIVE UPDATES
Aktualitet

Duke pritur DEA-n policia vazhdon kontrollet në anijen me qymyr ku u gjet kokainë

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet, siç thonë zyrtarë të policisë që duan të mbeten anonimë, një sasi prej gati 60 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

20 May 2022, 20:20 Nga DOSJA
Duke pritur DEA-n policia vazhdon kontrollet në anijen me qymyr ku u gjet
Anija ku u gjet kokaina

TIRANË- Një postbllok i Policisë Rrugore ka mbirë prej pesë ditësh në hyrjen e Terminalit Lindor në Portin e Durrësit, ku historikisht janë shkarkuar mineralet. Dy punonjësit e policisë rrugore ngrejnë tabelën e ndalimit për këdo që nuk nget një automjet me mbishkrimin policia. Rruga për në fund të kalatës është bllokuar dhe kudo ka grupe policësh e mjete me fenelina.

Përforcimi me mjete policie dhe postoblloku janë në kalatë që prej të hënës, kur task-forca e Policisë së Durrësit kundër trafikut të narkotikëve zbuloi një sasi lënde të dyshuar kokainë në ngarkesën me qymyr të anijes së  mallrave me emrin “Unistream”.

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet, siç thonë zyrtarë të policisë që duan të mbeten anonimë, një sasi prej gati 60 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Një njoftim zyrtar për këtë kapje nuk ka, pavarësisht kohës që ka kaluar.

Kjo nuk e ka kënaqur policinë dhe as SPAK që drejton hetimet. Prej pesë ditësh punonjës të policisë, qen antidrogë dhe polumbarë po kontrollojnë mbi e nën anije për të zbuluar nëse veç drogës së kapur kishte në të edhe sasi tjetër.

“Mund të them që kontrollet vazhdojnë”, i tha BIRN Vladimir Mara, prokuror i SPAK që ka nën hetim dosjen.

BIRN mësoi nga intervista me punonjës të policisë dhe punonjës të një prej agjencieve të huaja ligjzbatuese të përfshira në aksion, se autoritetet që e kishin ndjekur anijen kishin dyshime për një sasi më të madhe droge.

“Po presim të vijnë agjentët e DEA-s Amerikane [Agjencia Amerikane për Luftën Kundër Drogës] sepse rasti ka qenë i sinjalizuar dhe autoritetet shqiptare vetëm kanë ndërhyrë”, tha për BIRN në kushtet e anonimatit një zyrtar i Policisë Kufitare.

“Ata kanë këmbëngulur që mos të mjaftohemi me 60 kg që kapëm ditën e parë, por ta kontrollojmë në detaje ngarkesën dhe anijen”, shtoi ai.

Ndërkohë drejtues të policisë vendore pohuan për BIRN se operacioni do të zgjasë të paktën deri në fillimin e javës që vjen, me përfundimin e kontrollit të plotë të anijes, përfshirë dhe strukturës së saj.  Punonjës të policisë thonë se kanë dyshime se droga mund të jetë shkarkuar para se anija të mbërrinte në port edhe pse siç u mësua ajo është ndjekur gjatë gjithë rrugës së saj.

Që prej të hënës ekuipazhi i anijes është izoluar. Por punonjësit e portit thonë se ata nuk mund të arrestohen.

“Ekuipazhi nuk mban përgjegjësi për ngarkesën”, tha një prej punëtorëve më të vjetër në port. Edhe prokurori Mara i tha BIRN se ata nuk ishin të arrestuar, por ishin pyetur vetëm si dëshmitarë.

Po ashtu në zonë prania e policisë është e dukshme. Makina të patrullave vijnë dhe ikin nga kalata thuajse çdo 15 minuta, ndërsa në anije dhe pranë saj ka gjithmonë një grup me punonjës policie civilë.

Një punonjës i portit rreth të 60-tave tha se qymyri, malli i parë që anija sillte kishte përfunduar së shkarkuari vetëm të premten.  “Sot përfundoi shkarkimi i plotë i qymyrit”, tregoi burri, ndërsa duket se policia ka kontrolluar çdo copë minerali për të gjetur sasi të tjera të drogës.

Punonjës të portit që kanë qenë dëshmitarë të aksionit të policisë në 5 ditët e fundit, thonë se kanë parë lëvizjet dhe kërkimet intensive.  “Kanë sjellë edhe polumbarë. Po kot se ku rri malli në det se e hajnë peshqit”,  thotë një punëtor i sektorit të mineraleve, teksa po e seleksionon kromin që po ngarkohet në një anije tjetër drejt Suedisë.

Punonjës të policisë i tha BIRN se përveç kontrollit të imtësishëm me qen për të zbuluar drogën midis ngarkesës me qymyr dhe në trupin e anijes, policia kontrolloi fundin e anijes për modifikime të mundshme apo për mundësinë e hedhjes së drogës në akuariumin e portit.

Droga e kapur në anijen me qymyr, përbën një risi edhe për policinë, e cila kryesisht ka kapur drogë të fshehur mes mallrave në kontejnerët që vijnë nga Amerika Latine. Rastet më të njohura janë episodet n ënjë kompani të importit të bananeve në kontenierët e të cilës u gjet kokainë në pesë episode të veçanta. Sasia në total e drogës ishte 48 kilogramë.

Sasia më e madhe e kokainës u kap në vitin 2018, kur u sekuestruan edhe 613 kg kokainë për trafikimin e të cilës u deklaruan fajtorë administratori i kompanisë “Arbi Garden” që kishte porositur ngarkesën e bananeve ku gjet droga.

Marrë nga Reporter.al

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...