21 February 2024, 14:20
Nga r.ll
altin dumani
SHKUP- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ndodhet sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, së bashku me disa prokurorë të SPAK.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë aktivitet ku shkuan Dumani dhe prokurorët morën pjesë drejtues të lartë të drejtësisë së Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin dhe përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, në Maqedoninë e Veriut. Në fokus të diskutimeve, bashkëpunimi për një qasje më të koordinuar në luftën kundër krimit të organizuar.
NJOFTIMI I SPAK:
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Zoti Altin Dumani, së bashku me prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, është ftuar ditën e sotme në Konferencën Rajonale të Prokurorive Përgjegjëse për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Shkup, Maqedoninë e Veriut. Në këtë aktivitet të rëndësishëm, marrin pjesë Drejtues të Lartë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Maqedonisë së Veriut, Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Malit të Zi.
Gjithashtu të pranishëm në këtë Konferencë janë dhe përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, në Maqedoninë e Veriut. Rëndësia e kësaj Konference qëndron në faktin se, drejtuesit më të lartë të zyrave të prokurorive të caktuara për luftën kundër korrupsionit, do të diskutojnë rreth forcimit të bashkëpunimit dhe lehtësimit të shkëmbimit të eksperiencave më të mira, për të pasur një qasje sa më të koordinuar në nivel rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rritjes së bashkëpunimit në luftën kundër pastrimit të parave, duke marrë parasysh diversifikimin e mënyrave të pastrimit të parave nga krimi i organizuar dhe shpërndarjen e investimeve të tyre në disa vende të rajonit. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Zoti Altin Dumani, bëri një prezantim të qasjes shteruese të SPAK, ndaj hetimit të krimit të organizuar, dhe gjithashtu trajtoi praktikën e ndjekur tashmë nga ky institucion, në lidhje me fillimin paralel të hetimit pasuror dhe/ose financiar, për çdo hetim që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
altin dumani
Aktualitet
21 February 2024, 13:46
E.d
pamje e aksidentit
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Në mjet ndodheshin 2 vajza njëra prej të...
Aktualitet
21 February 2024, 13:32
r.ll
altin çoku
TIRANË- Babai i 27-vjeçares që kreu vetëvrasje në Kamëz pak javë më parë, ka deklaruar se ...
Aktualitet
21 February 2024, 12:46
E.d
policia
KORÇË- Arrestohen 3 persona në Korçë dhe procedohet 1 tjetër për vepra penale të ndrysh...
Aktualitet
21 February 2024, 12:58
M.B
Ilir Selmani dhe Santiago Malko
TIRANA- I dënuar me 28 vite burg si pjesëmarrës në vrasjen e Santiago Malkos, Ilir Selmani ka dësh...
Aktualitet
21 February 2024, 12:22
r.ll
sibela abedini, altin çoku
TIRANË- Babai i 27-vjeçares që vrau veten pak javë më parë në Kamëz, Artani, k...
Aktualitet
21 February 2024, 11:56
E.d
Policia
FIER- Arrestohen dy persona në Fier dhe procedohen dy të tjerë për vepra penale të ndryshme. 55-vjeçari me iniciale...
Aktualitet
21 February 2024, 11:32
S.B
foto ilustruese
FIER- Procedohen penalisht në gjendje të lirë dy vajza ditën e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se vaj...
Aktualitet
21 February 2024, 11:30
I.A
DURRËS- Prokurori i Durrësit, Gëzim Copa u përball të martën më 20 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK...
Aktualitet
21 February 2024, 11:09
M.B
foto ilustruese
KUÇOVA- Armando Kumaraku, 44-vjeç, dhe Natasha Rombula, 67-vjeç, nënë e bir janë arrestuar...
Aktualitet
21 February 2024, 10:55
M.B
Foto ilustruese
MALËSIA E MADHE- Një 17-vjeçar në Malësi të Madhe është arrestuar pasi posedonte armë d...