Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VIDEO/ Dy të vdekur dhe qindra banesa të përmbytura, moti i keq shkakton dëme masive në Itali (Pamjet me dronë)
Trupi i një burri të moshës rreth 70 vjeç u gjet në një shtëpi që u shemb në fshatin e afërt Fontanelice
3 May 2023, 17:39Nga I.A
permbytje
ITALI- Shiu i rrëmbyeshëm goditi rajonin verior të Italisë Emilia Romagna gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe duke vrarë të paktën dy persona. Një çiklist i moshuar u mbyt kur u përfshi nga përmbytjet në qytetin e Castel Bolognese.
Trupi i një burri të moshës rreth 70 vjeç u gjet në një shtëpi që u shemb në fshatin e afërt Fontanelice. Shiu vjen pas muajve të thatësirës që ngriti shqetësime për nivelin e ulët të ujit në Po, lumi më i madh i Italisë, i cili kalon nga perëndimi në lindje përmes pjesës veriore të Emilia Romagna.
Kryeministrja Giorgia Meloni tha në një deklaratë se ishte në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e përfshira dhe shprehu solidaritet me të prekurit nga përmbytjet. Brigada e zjarrfikësve tha se kishte kryer rreth 400 operacione shpëtimi, duke evakuuar dhjetëra njerëz. Operatori hekurudhor Trenitalia tha se disa shërbime u pezulluan ndërsa një numër rrugësh u mbyllën.