Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ngjarja e rëndë ndodhi në prani të vajzës 16-vjeçare të çiftit, e cila pa të gjithë skenën tragjike pikërisht në ditën e ditëlindjes së saj

GREQI- Zbardhen detaje të reja tronditëse nga vrasja e 44-vjeçares shqiptare Esma Meço në rajonin e Rodopit në Greqi, ku bashkëshorti i saj, Bujar Meço, 53 vjeç nga Gramshi, e goditi për vdekje me thikë brenda banesës së tyre në Dialambi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në prani të vajzës 16-vjeçare të çiftit, e cila pa të gjithë skenën tragjike pikërisht në ditën e ditëlindjes së saj. Ndërsa ka qenë djali 19-vjeçar që e transportoi menjëherë nënën e tij drejt Spitalit të Komotinit, por 44-vjeçarja nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra në qafë.
Pas krimit makabër, autori tentoi t’i japë fund jetës duke gëlltitur një sasi lëngu të dyshimtë, që dyshohet të jetë pesticid ose vaj, si dhe duke i shkaktuar vetes plagë sipërfaqësore në bark me thikë.
Aktualisht, 53-vjeçari ndodhet i shtruar në spital nën mbikëqyrjen e rreptë të policisë dhe jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes hetuesit kanë sekuestruar dy thika, ndërsa ndaj autorit është ngritur procedim penal për vrasje, dhunë në familje dhe shkelje të legjislacionit për armët. Sipas avokates së viktimës, Esma Meço kishte vendosur të kërkonte divorcin dhe e kishte kontaktuar atë vetëm një ditë para ngjarjes për të vijuar procedurat ligjore.
Viktima punonte sezonalisht në Thassos dhe kishte vuajtur dhunën në familje prej vitesh, duke raportuar më parë incidente në Kretë e Komotini, ndërsa bashkëshorti i saj trajtohej me ilaçe dhe kishte qenë i shtruar në një klinikë psikiatrike. Hetuesit dyshojnë se xhelozia dhe vendimi i 44-vjeçares për t'u shkëputur përfundimisht nga kjo marrëdhënie e dhunshme çuan në këtë ngjarje tragjike./Dosja.al
Ergys Agasi DURRËS- Janë publikuar pamjet e para të të shumëkërkuarit Ergys Agasi menjëherë pas arresti...
pamje nga aksioni DURRËS- Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të të shumëkërkuarit nga SPAK, Ergys Agasi, i cili ...
pamje nga protesta TIRANË- Në protestën e 88-të para kryeministrisë, një i ri u tregua mjaft i ashpër duke kë...
Agasi - Shpataraku TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar për finalizimin e operacionit të koduar “...
Ergys Agasi TIRANË- I shumëkërkuari nga SPAK, Ergys Agasi, si dhe ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpat...
pamje nga protesta TIRANË- Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vij...
ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i Policisë së Shtetit për kapjen e të shumëk&eum...
Ergys Agasi ELBASAN – I shumëkërkuari nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes hetimore për abuzimet në...
KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) n...
foto ilustruese TROPOJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në vendin e quajtur...