12 December 2023, 12:53
Nga I.A
Policia
KURBIN- Një efektiv policie ka raportuar në Kurbin se është sulmuar nga dy persona të armatosur mbrëmjen e djeshme. Mësohet se efektivi 23-vjeçar, ishte duke shkuar për në punë, në momentin që dy persona, kanë hapur zjarr në ajër. Polici i është kundërpërgjigjur të shtënave, ndërkohë që në njoftimin e policisë thuhet se po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Po ashtu theksohet se nuk janë gjetur asnjë gjurmë gëzhojash, por vetëm mjeti i dëmtuar i efektivit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21:00, të mbrëmjes së kaluar, punonjësi i Policisë, shtetasi Dh. M., 23 vjeç, banues në Laç, me detyrë inspektor i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lezhë, ka kallëzuar se sapo ka dalë nga banesa, për në punë, me automjet privat, ka parë në rrugë, në vendin e quajtur "Rruga e Sanxhakut", 2 shtetas të armatosur, të cilët sipas dëshmisë së 23-vjeçarit, sapo e kanë parë atë, kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër. Në një situatë të tillë, punonjësi i Policisë është kundërpërgjigjur, duke qëlluar nga brenda automjetit të tij, me armën e shërbimit.
Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë shtetas. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, si dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të fiksuar çdo provë qe do të çojë në sqarimin e rrethanave dhe të mekanizmit të ngjarjes, si dhe në zbardhjen e së vërtetës mbi këtë rast. Aktualisht, nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se është dëmtuar automjeti i punonjësit të Policisë, nga qitjet me armë zjarri të kryera nga vetë punonjësi, nga brenda automjetit. Në vendngjarje nuk konstatohen gëzhoja, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga punonjësi i Policisë. Me qëllim hetimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të tij, te grupi i posaçëm hetimor është përfshirë dhe struktura vendore e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
policia e kurbinit
Aktualitet
12 December 2023, 12:28
r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Një 28-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi theu masën e sigurisë "Arrest në shtë...
Aktualitet
12 December 2023, 11:51
I.A
Operacioni
VLORË- Policia në Vlorë ka nxjerr detaje në lidhje me rrjetin kriminal për trafikun e drogës. Gjatë një ...
Aktualitet
12 December 2023, 11:04
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë m byllur hetimet për tre banda kriminale, të cilat qendrën e kishin në provinc&eu...
Aktualitet
12 December 2023, 11:14
I.A
Mimoza Margjeka
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg për gjyqtaren ...
Aktualitet
12 December 2023, 10:51
a.l
Vangjel Tavo
TIRANË- Ish-deputeti Vangjel Tavo ka reaguar sërish për tragjedinë familjare të ndodhur pak kohë më par&eu...
Aktualitet
12 December 2023, 09:58
I.A
Policia
VLORË- Policia në Vlorë ka nxjerr detaje në lidhje me rrjetin kriminal për trafikun e drogës. Gjatë një...
Aktualitet
12 December 2023, 09:50
I.A
Policia
VLORË- Policia ka dalë në deklaratë për mediat, në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar gjat&e...
Aktualitet
12 December 2023, 09:39
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni policor në Vlorë. Mësohet se në pranga kanë...
Aktualitet
12 December 2023, 09:04
I.A
Policia
KURBIN- Një efektiv policie është plagosur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas n...
Aktualitet
12 December 2023, 08:46
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë në Vlorë. Mësohet se nga policia jan&...