25 July 2026, 15:10
Nga E.d
Pamje
ROSKOVEC- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi ditën e djeshme në Roskovec, ku ish-dhëndrri vrau me armë ish-vjehrrin dhe vjehrrën e tij dhe në fund veten. Pas kësaj, Refit Buzi rrëmbeu Rozalinda Plakun, por pas disa negociatash me policinë ai arriti ta lironte atë.
Efektivi i policisë Mariglen Korroveshaj po negocionte gjatë gjithë kohës me altoparlant me 35-vjeçarin. Ai e këshillon që mos ti bëj keq vajzës, ndërsa pas një kohe relativisht të gjatë diskutimi, Buzi liron 24-vjeçaren.
Pas kësaj, Shefi i Policisë së Roskovecit afrohet pranë tyre, merr vajzën në krahë dhe largohet. Negociatat me 35-vjeçarin vazhduan për rreth 8 orë, por ai nuk pranoi të dorëzohej. Rreth orës 16:35, ndërsa ndodhej ende brenda automjetit, ai qëlloi veten me armën e gjahut.
PJESË E ZBARDHUR NGA NEGOCIATAT
MARIGLEN KORROVESHAJ: Vajzës mos i bëj keq!
BUZI: Nuk e liroj, mos u afro
KORROVESHAJ vijon negociatat: Do të zgjidhim gjithçka bashkë, ejani me mua!
BUZI: Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty…
KORROVESHAJ: Gjërat do të rregullohen, lëre armën dhe eja me mua
BUZI: Largohu me vajzën, ik, unë do të rri këtu! Mos u afro ose do të vras veten!/Dosja.al
policia roskovec krim
Aktualitet
25 July 2026, 14:12
E. D
pamjet
ROSKOVEC- Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth ka...
Aktualitet
25 July 2026, 14:00
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Raporti bazohet në monitorimin e cilësisë së ajrit në nëntë stacione në Tiranë, D...
Aktualitet
25 July 2026, 13:54
E. D
KAVAJË- Një 26-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Kavajë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpo...
Aktualitet
25 July 2026, 13:44
E. D
Prokuroria e Sarandës
SARANDË- Dy persona të tjerë të arrestuar në kuadër të hetimeve të Prokurorisë...
Aktualitet
25 July 2026, 12:48
G.M
Foto
SHBA- Shqipëria po forcon kapacitetet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, falë një programi t&e...
Aktualitet
25 July 2026, 12:30
G.M
Foto nga protesta
TIRANË- Protesta e radhës e quajtur “Revolucioni i Flamingove” është shoqëruar me tensione, ndë...
Aktualitet
25 July 2026, 12:23
E. D
ROSKOVEC- Paratë që 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, dyshohet se i kishte fituar nga aktiviteti kriminal në Britanin&...
Aktualitet
25 July 2026, 12:05
G.M
Foto ilustruese
SHKODËR- Tre persona janë arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor të koduar 'Siguria', i zhvilluar n&e...
Aktualitet
25 July 2026, 11:41
E. D
ROSKOVEC- Çifti Kosta Plaku dhe Belere Plaku, të cilët u ekzekutuan nga ish-dhëndri janë përcjellë so...
Aktualitet
25 July 2026, 11:27
E. D
Denis Tafili
DURRËS- Detaje të reja vijojnë të dalin nga konflikti i ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Shkallnur ...