1 December 2025, 20:11
Nga M.L
Edmond Hyka
ELBASAN- Një person me inicialet N.Gj., banues në Lezhë, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policinë e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mahalla.
Sipas bluve, N.Gj. dyshohet se mund të ketë përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip “Audi”, i cili mendohet se u përfshi në skemën e atentatit. Pamjet e kamerave të sigurisë në Rrugën e Kombit e kanë fiksuar personin teksa kryente pagesën në traut e autostradës duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua nga grupi hetimor.
Aktualisht, policia po zhvillon kontroll në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave që mund të shërbejnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Atentatorët, pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë, janë larguar me mjetin tip "Audi" të zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al
edmond hyka alias mondi mahalla
Aktualitet
1 December 2025, 19:44
M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Pasditen e sotme, një shpërthim tronditi një banesë pranë tregut Çam në Tiranë. Dysh...
Aktualitet
1 December 2025, 16:36
M.L
Foto ilustruese
Ekonomia e vendit tonë harxhoi për blerjen e ushqimeve jashtë një shumë prej 135 miliardë lekësh (1.4 mi...
Aktualitet
1 December 2025, 16:31
M.L
Foto ilustruese
Politikat e zhvillimit kanë ndikuar në krijimin e një zhvillimi të pabarabartë rajonal. Në disa qarqe, ku inv...
Aktualitet
1 December 2025, 16:29
M.L
Foto ilustruese
Turizmi dhe bujqësia duket të jenë dy sektorët që kërcënohen më së shumti nga ndryshimet klima...
Aktualitet
1 December 2025, 15:50
M.L
Prokuroria Speciale e Kosovës
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër dy të dyshuarve p&e...
Aktualitet
1 December 2025, 15:33
E.d
Foto ilustruse
KUKËS- Policia ka arrestuar një 62-vjeçar në Has. I arrestuari është Qazim Cahani. Ai u arrestua n...
Aktualitet
1 December 2025, 15:36
M.L
Banesa e përfshirë nga flakët
GRAMSH- Një banesë në fshatin Kukur të Gramshit u përfshi nga zjarri pasditen e ...
Aktualitet
1 December 2025, 15:21
M.L
Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla
ELBASAN- Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga atentati ndaj biznesmenit Edomond Hyka, alias Mondi Më...
Aktualitet
1 December 2025, 15:14
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Policia ka arrestuar një shqiptar në Itali. Ai ishte pronari i një dyqani ushqimor, të cilin hetuesit besojn...
Aktualitet
1 December 2025, 15:11
Elton Qyno
Mond Mëhalla alias Mond Hyka
Mond Mëhalla alias Mond Hyka, i cili ditën e djeshme (E diel) mbeti i vrarë me 3 plumba në oborrin e ...