Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas të dhënave të çështjes, ajo dhe dy persona të tjerë e kishin çuar viktimën në një zonë pyjore në Knoxville, ku ai u torturua dhe u vra.
SHBA- Një rast i pazakontë është regjistruar në Tennessee, ku Krista Pike, 50 vjeç, ka mbijetuar pasi iu administruan doza vdekjeprurëse gjatë ekzekutimit me injeksion. Avokatët e saj e kanë cilësuar rastin si “mjekësisht të paprecedentë”, ndërsa ajo tashmë është zgjuar, komunikon dhe ndodhet nën kujdes të specializuar mjekësor.
Pike ishte dënuar me vdekje për vrasjen e Colin Schlemmer në vitin 1995, kur ishte 18 vjeçe. Sipas të dhënave të çështjes, ajo dhe dy persona të tjerë e kishin çuar viktimën në një zonë pyjore në Knoxville, ku ai u torturua dhe u vra.
Ekzekutimi u zhvillua më 30 shtator, por procedura nuk shkoi sipas planit. Sipas avokatëve, Pike iu administruan dy doza barnash vdekjeprurëse, por ajo vazhdoi të merrte frymë dhe të reagonte për rreth një orë. Ekipi i ekzekutimit pati vështirësi në gjetjen e venave dhe, më pas, procedura u ndërpre.
Mediat shkruajnë se Pike u dërgua në një spital në zonën e Nashville në gjendje kritike. Avokatët e saj deklaruan se ajo kishte dëmtime të rënda në duar dhe se mjekët po trajtonin pasojat e barnave të administruara.
Sipas ekipit të saj ligjor, Pike tani është në kontakt me ambientin dhe mund të flasë, megjithëse gjendja e saj shëndetësore mbetet e pasigurt dhe pritet një periudhë e gjatë rikuperimi.
Avokatët argumentojnë se protokolli i ekzekutimit nuk është ndjekur siç duhet dhe kanë kërkuar që dënimi me vdekje të zëvendësohet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.
Ndërkohë, guvernatori i Tennessee, Bill Lee, ka pezulluar ekzekutimet e planifikuara deri në fund të vitit 2026 dhe ka urdhëruar një hetim për të përcaktuar se çfarë shkoi keq gjatë procedurës.
Sipas organizatave kundër dënimit me vdekje, rasti i Pike konsiderohet rasti i parë i njohur në SHBA ku një person ka mbijetuar pasi iu administruan barna vdekjeprurëse gjatë një ekzekutimi./Dosja.al
Kryetari i Sarajevës, Samir Avdiq, ia dorëzon senatores amerikane Jeanne Shaheen çmimin "Qytetare Nderi e Qytetit të Sarajevës", 7 ...
Donald Trump Jr. dhe Eric Trump SHBA- Një analizë e të dhënave zyrtare të kontratave federale në SHBA tregon se kompanit&eu...
pamje FRANCA- Kryetari i bashkisë së Saint-Denis, Bali Bagayoko, u përfshi në një incident me policinë gjatë protestave ...
Vladimir Putin RUSI- Rusia pritet të shpenzojë rreth 200 miliardë dollarë për mbrojtjen këtë vit, një nivel r...
Protestat në Francë FRANCA- Një ditë pas protestave masive të studentëve në Francë, mësimi ka rifilluar në...
Ngushtica e Hormuzit IRAN- Irani ka deklaruar se ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit dhe se do ta mbajë atë të mby...
Marco Rubio Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani nuk do të lejohet kurrë të sigurojë një armë bërtham...
Hakan Fidan TURQI- Turqia po ofron mbështetje teknike dhe ushtarake mbrojtëse për Arabinë Saudite, ndërsa Riadi përballet m...
Foto ilustruse RUSI- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar informacion nga autoritetet ruse lidhur me raportimet n&...
Marta Kos, Millojko Spajiç MAL I ZI- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar mundësinë që Mali i Zi...