Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ajo ka thënë se pjesa teknike e negociatave me Malin e Zi mund të përfundojë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa ka theksuar që Komisioni tashmë është duke përgatitur traktatin e anëtarësimit, që mund të nënshkruhet verën e ardhshme.
MAL I ZI- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar mundësinë që Mali i Zi ta nënshkruajë traktatin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë verës së vitit të ardhshëm. Ajo ka thënë se pjesa teknike e negociatave me Malin e Zi mund të përfundojë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa ka theksuar që Komisioni tashmë është duke përgatitur traktatin e anëtarësimit, që mund të nënshkruhet verën e ardhshme.
“Pastaj vijon procesi i ratifikimit, i cili mund të zgjasë nga një deri në dy vjet, varësisht nga ajo që do të ndodhë në shtetet anëtare veç e veç. Kjo do të thotë se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028”, deklaroi Kos para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).
Mali i Zi është vendi kandidat më i avancuar në procesin e anëtarësimit. Në negociatat për anëtarësim, tashmë ka mbyllur përkohësisht më shumë se gjysmën e kapitujve. Aktualisht, ka gjithsej 18 kapituj të mbyllur përkohësisht, nga gjithsej 33 sa janë në procesin negociues për anëtarësim. Mali i Zi ende synon t’i përfundojë negociatat deri në fund të këtij viti.
Mali i Zi do të jetë i pari që do t’i ndiejë rregullat e reja të Komisionit Evropian, që më 6 tetor miratoi propozimin për vendet e ardhshme anëtare. Komisioni ka theksuar se qasja e re fillimisht do të zbatohet për marrëveshjet e anëtarësimit në Marrëveshjen me Malin e Zi, e më pas edhe për traktatet e ardhshme të anëtarësimit.
Zgjerimi i BE-së do të jetë në qendër të diskutimeve të krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane në samitin që do të mbahet më 15 dhe 16 tetor në Bruksel. Liderët e 27 shteteve anëtare do të shqyrtojnë edhe perspektivat për përfundimin e negociatave me Malin e Zi.
“Këshilli Evropian mirëpret punën që po zhvillohet për hartimin e traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi dhe vëren synimin e presidencës së Këshillit të BE-së për t’i mbyllur të gjithë kapitujt negociues deri në fund të këtij viti”, thuhet në draftin e konkluzioneve të samitit, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë.
Komisioni Evropian në fund të tetorit do të paraqesë udhërrëfyesit kuadër për katër vendet që konsiderohen më të avancuara në procesin e anëtarësimit: Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Kusht është që këto vende ta ruajnë ritmin e reformave. Udhërrëfyesit nuk paragjykojnë rezultatin dhe as dinamikën e negociatave, por shërbejnë si bazë për punën e Këshillit të BE-së.
Kreu i klanit Sahinler, Sedat Sahin, dhe lideri i Sarallarëve, Burhanettin Saral TURQI- Një përplasje që zgjati për rreth 20 vite ...
foto ilustruese EUROPË- Kryeqytetet evropiane po përgatiten, në heshtje, për një skenar që deri vonë konsiderohej k...
GJERMANI- Një total prej 12.102 kërkesash për kundërshtim sipas ndërgjegjes personale janë paraqitur në Gjermaninga j...
SPANJË- Politika spanjolle nuk është kurrë e mërzitshme. Debatet janë të nxehta, mbulimi mediatik është i 'gjall&...
IRAN- Mungesat në rritje të barnave në Iran po i shtyjnë pacientët drejt tregut të zi, ku barnat esenciale mund të gjenden ...
IZRAEL- Tre vjet pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, konflikti nuk është më vetëm një luftë mes Izraelit dhe Hamasit. Gaza...
Vizitorë në vendin përkujtimor për festivalin Nova, ku qindra të rinj u vranë ose u morën peng gjatë sulmit të Ha...
Mark Thompson SHBA- Mark Thompson do të vijojë të drejtojë CNN, ndërsa familja Ellison ka marrë kontrollin e kompanisë m...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar qytetarët për mundësin&e...
Cornell SHBA- Një ish-studente e Universitetit Cornell ka ngritur padi civile, duke pretenduar se u drogua me ketaminë dhe më pas u sulmua s...