Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
EMRA+ VIDEO/ Kultivuan kanabis në fshatin Osmëzezë, vihen në pranga dy kushërinjtë në Berat
Konkretisht Sefedin dhe Ronaldo Mehmetaj (kushërinj) u kapën në flagrancë teksa ishin te parcela. Gjithashtu policia bëm me dije se 64 bimët u asgjësuan.
14 August 2025, 13:23Nga E. D
pamje nga arrestimi
BERAT- Dy kushërinj janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Beratiti, pasi kishin kultivuar kanabis në fshatin Osmëzezë. Konkretisht Sefedin dhe Ronaldo Mehmetaj (kushërinj) u kapën në flagrancë teksa ishin te parcela. Gjithashtu policia bëm me dije se 64 bimët u asgjësuan. Ndërkohë efektivët sekuestruan edhe një armë gjahu çifte dhe disa fishekë në banesën e 29-vjeçarit, Sefedin Mehmetaj. Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Berat/Vijon plani operacional policor anticannabis, i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kultivuan bimë Cannabisi, në fshatin Osmëzezë, kapen në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas (kushërinj). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve me metoda proaktive, të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan. Gjatë ndërhyrjes, u kapën në flagrancë në parcelë, shtetasit S. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. M, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu çifte dhe disa fishekë të armës së gjahut. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.