LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Dënohen dhe shqiptarët, 2200 vite burg në megaprocesin "Rinascita Scott". Merret vendimi i shkallës së parë ndaj 338 personave

Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971 dënohet me 6 vite e 3 muaj burg, e 16 mijë euro gjobë. Akuza kish kërkuar 16 vite e 6 muaj burg.

20 November 2023, 20:19 Nga alba kepi
EMRAT/ Dënohen dhe shqiptarët, 2200 vite burg në megaprocesin
foto ilustruese

ITALI- Ora News zbardh emrat e shqiptarëve nën akuzë në një nga processt më të mëdha kundër mafias kalabreze Ndrangheta. Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979, dënohet me 5 vite e 10 mijë euro gjobë. Akuza kish kërkuar 17 vite burg.

Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971 dënohet me 6 vite e 3 muaj burg, e 16 mijë euro gjobë. Akuza kish kërkuar 16 vite e 6 muaj burg.

Floriand Tahiraj lindur në Vlorë më 22/02/1983 u la i lirë. Akuza kërkoi 16 vite e 9 muaj burg.

Robert Lazaj dënohet me 18 vite e 6 muaj burg. Akuza kërkoi 22 vite burg.

Me 11 burg është dënuar dhe ish parlamentari i Forza Italia Gisnluca Pittelli.

Me 30 vite burg janë dënuar bosët mafiozë Saverio Razionale, i San Gregorio d'Ippona e Domenico Bonavota, boss i Sant'Onofrio.

Mes të denuarve dhe nje ish financierë e ish tenent kolonel i repartit të Karabinierëve.

Ky megaporces është rrjedhë e operacionit të koduar "Rinascita Scott" i cili ka u ekzektua më dhjetor të 2019 pas disa vitesh hetimi të antimafias italiane.

Roli i shqiptarëve ishte furnizimi i ndranghetistëve me marijuanë e hashash që vinte nga Shqipëria përmes portit të Barit, Trafikimi realizohej përmes një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në veri të Italisë, shumica e të cilëve në rajonin Toskana.

Faza paraprake e blerjes së drogës nga Brazili e Shqipëria organizohej nga persona të caktuar "broker" të cilët kontraktonin drejtëpërdrejtë me kartelet e drogës si në Brazil dhe në Shqipëri e ishin garancia si për cmimin e saj ashtu dhe për transportin e shpërndarjen me shumicë.

Mega procesi ka vënë nënë arrest jo vetëm trafikantë armësh e droge e bosa amfiozë, por dhe ish parlamentarë e eksponentë të politikës italiane e të politikës lokale kalabreze nga forca të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, janë arrestuar avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë italiane.

Ky operacion ka goditur vecanërisht klanet mafioze ndranghetiste Mancuso, Lo Bianco Barba, Pugliese, Pardea-Camillo-Macri, La Rossa e shumë të tjerë.

Cila është rëndësia e këtij procesi?

Numri i madh i personave të vënë nën hetim, e mjaft ndryshe nga megaprocesi i Palermos i zhvilluar në kohën e prokuratorëve të antimafias Falcone e Borselino e që konfirmon aftësinë e aktivitetit të Ndranghetas si një organizatë e rrënjëzuar fort në territorin italian, me një shtrirje planetare të aktivitetit të saj duke u shërbyer nga një netëork i gjerë profesionishtësh, politikanë, nëpunës shteti e  sipërmarrës.

Nën pranga janë vënë 12 bosa të mafias kalabreze e ndër më të rëndësishmit është Lugi Mancuso, i konsideruar kapo bossi i cili që dhe motivi i nisjes së hetimeve të operacionit Rinascita Scott.

Dalja e tij nga burgu pas 19 vitesh heqje lirie e monitorimi e vëzhgimi që antimafia i bëri për mjaft kohë lëvizjeve të Mancusos, bëri që të zbardhen lidhjet e aktiviteti disa vjecarë i ndraghetistëve me bazë kyce në territorin e Vibo Valentia.

Vecantia e këtij procesi është se 5 fëmijë të bosave mafiozë të ndranghetas janë penduar, e janë shmdërruar në bashkëpunëtorë të drejtësisë duke rrëfyer detaje të rëndësishme për hetuesit.

 Mjaft i lartë në këtë proces është dhe numri i personave që kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësisnë.

Janë 58 të penduar. mes të cilëve  është dhe një ish partnere e një bosi mafioz.

 Të gjesh të penduar brenda mafias kalabreze ndrangheta është një gjë e rrallë pasi kjo mafia është ngritur e bazohet në lidhjet e gjakut, në lidhjet familjare.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë majft akuza të bazuar në 913 akte të cituara nga prokuroria e antimafias, si trafiqe të paligjshme, riciklim korrupsion, zhvatje, mashtrim, dhunë fizike etj.

Në dosjen hetimore të këtij megarpocesi dëshmohet se mjaft profesionistë në shumë sektorë të ekonomisë e shoqërisë italiane janë vënë në shërbim të bosave mafiozë, po ashtu dhe personalitete të politikës lokale, por ish parlamentëarë të njohur. Në këtë proces janë përfshirë gjithashtu dhe punonjës të forcave të rendit deri tenent kolonel të Policisë që gajtë përgjimeve zbardhet se informonte familjet mafioze mbi hetimet që kyrente Guardia di Finanza.

Hetimet e megaprocesit Rinscita Scott po zbardhin se Ndrangheta zotëron një kapital të madh,

Shumë pak investime bën në Kalabri e mjaft kapitale investon në vende të tjera të botës,

Paratë e drogës që ajo ofron kudo shihen më shumë si një mundësi se sa një kërcënim.

Ndrangheta ka në zotërim mijëra miliarda euro që i investon në ato vende ku ka më pak rezistencë.

 "Rinascita Scott", vë nën bankën e të akuzuarve rreth 325 persona, mafiozë e bashkëpuëntorë me ndranghetan, të përfaqësuar nga një ushtri prej 600 avokatësh mbrojtës. Mes të të arrestuarve janë dhe 8 shqiptarë;

Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;

Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;

Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;

Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;

Lulëzim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;

Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;

Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983;

Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.

Ky megaporces është rrjedhë e operacionit të koduar "Rinascita Scott" i cili ka u ekzektua më dhjetor të 2019 pas disa vitesh hetimi të antimafias.

Roli i shqiptarëve ishte furnizimi i ndranghetistëve me marijuanë e hashash që vinte nga Shqipëria përmes portit të Barit, Trafikimi realizohej përmes një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në veri të Italisë, shumica e të cilëve në rajonin Toskana. Faza paraprake e blerjes së drogës nga Brazili e Shqipëria organizohej nga persona të caktuar "broker" të cilët kontraktonin drejtëpërdrejtë me kartelet e drogës si në Brazil dhe në Shqipëri e ishin garancia si për cmimin e saj ashtu dhe për transportin e shpërndarjen me shumicë.

Mega procesi ka vënë nënë arrest jo vetëm trafikantë armësh e droge e bosa amfiozë, por dhe ish parlamentarë e eksponentë të politikës italiane e të politikës lokale kalabreze nga forca të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, janë arrestuar avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë italiane. Ky operacion ka goditur vecanërisht klanet mafioze ndranghetiste Mancuso, Lo Bianco Barba, Pugliese, Pardea-Camillo-Macri, La Rossa e shumë të tjerë.

Cila është rëndësia e këtij procesi?

Numri i madh i personave të vënë nën hetim, e mjaft ndryshe nga megaprocesi i Palermos i zhvilluar në kohën e prokuratorëve të antimafias Falcone e Borselino e që konfirmon aftësinë e aktivitetit të Ndranghetas si një organizatë e rrënjëzuar fort në territorin italiane e me një zgjerim planetarë të aktivitetit të saj e që që shërbehet nga një netëork i gjerë profesionishtësh, politikanë, nëpunës shteti e  sipërmarrës.

Nën pranga janë vënë 12 bosa të mafias kalabreze e ndër më të rëndësishmit është Lugi Mancuso, i konsideruar kapo bossi i cili që dhe motivi i nisjes së hetimeve të operacionit Rinascita Scott.

Dalja e tij nga burgu pas 19 vitesh heqje lirie e monitorimi e vëzhgimi që antimafia i bëri për mjaft kohë lëvizjeve të Mancusos, bëri që të zbardhen lidhjet e aktiviteti disa vjecarë i ndraghetistëve me bazë kyce në territorin e Vibo Valentia.

Risia e këtij procesi është se pesë fëmijë të bosave mafiozë të ndranghetas janë penduar, e janë shmdërrar në bashkëpunëtorë të drejtësisë duke rrëfyer detaje të rëndësishme për hetuesit. Mjaft i lartë në këtë proces është dhe numri i personave që kanë vendosur të bashkëpunonë me drejtësisnë, gjithsej janë 58 të penduar. mes të cilëve  është dhe një ish partnere e një bosi mafioz.

Të gjesh të penduar brenda mafias kalabreze ndrangheta është një gjë e rrallë pasi kjo mafia është ngritur e bazohet në lidhjet e gjakut, në lidhjet familjare. Ndaj të arrestuarve rëndojnë majft akuza të bazuar në 913 teste të cituara nga prokuroria e antimafias, si trafiqe të paligjshme, riciklim korrupsion, zhvatje, mashtrim, dhunë fizike etj.

Në dosjen hetimore të këtij megarpocesi dëshmohet se mjaft profesionistë në shumë sektorë të ekonomisë e shoqërisë italiane janë vënë në shërbim të bosave mafiozë, po ashtu dhe personalitete të politikës lokale, por ish parlamentëarë të njohur.

Në këtë proces janë përfshirë gjithashtu dhe punonjës të forcave të rendit deri tenent kolonel të Policisë që gajtë përgjimeve zbardhet se informonte familjet mafioze mbi hetimet që kyrente Guardia di Finanza.

Hetimet e megaprocesit Rinscita Scott po zbardhin se Ndrangheta zotëron një kapital të madh. Shumë pak investime bën në Kalabri e mjaft kapitale investon në vende të tjera të botës. Paratë e drogës që ajo ofron kudo shihen më shumë si një mundësi se sa një kërcënim. Ndrangheta ka në zotërim mijëra miliarda euro që i investon në ato vende ku ka më pak rezistencë.

Marrë nga Ora News

alfred lucaj ndrangheta dhimitër lutaj eduart tahiraj

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...