21 September 2026, 12:51
Nga E.d
Foto ilustruse
ITALI- Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35-vjeçarit shqiptar të gjetur pa jetë më 8 shtator në lumin Tergola, në San Giorgio delle Pertiche, kanë nxjerrë një pistë të re të mundshme, atë të shpërndarjes së drogës. Mediat italiane shkruajnë se hipoteza e re ka dalë nga hetimet e karabinierëve të Miranos për një çështje tjetër, një operacion antidrogë ndaj një banori të Spinea-s, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me të shtënat që ndodhën në Mirano më 1 korrik.
Hetimi dhe arrestimi për shpërndarje droge
Një operacion antidrogë i zhvilluar paralelisht me hetimet për vrasjen e Hotit çoi në arrestimin e Eris Makajt dhe të dashurës së tij, Noemi Karibba, të cilët ndodhen tani në burgun e Padovës me urdhër të gjyqtarit.
Prej kohësh, forcat e policisë e mbanin Makajn nën vëzhgim. Një kontroll i parë në apartamentin e tij në Spinea nuk kishte dhënë rezultate. Megjithatë, hetimet kishin krijuar dyshimin se burri shpërndante dozat e drogës duke ndaluar me monopatinën e tij përpara makinave të klientëve që ishin të parkuara.
Për këtë arsye u krye një kontroll i ri, këtë herë në banesën e të dashurës së tij, në rrugën Don Minzoni në Mirano, me mbështetjen e njësisë kinologjike. Karabinierët gjetën 800 gramë hashash, rreth 200 gramë kokainë dhe 2 mijë euro në para të gatshme.
Të shtënat në Mirano
Nga sa ka dalë në hetime, Eris Makaj mund të jetë i afërm i Luigji Makajt, 44 vjeç, i arrestuar korrikun e kaluar për tentativë vrasjeje dhe mbajtje të paligjshme të armës së zjarrit në Mirano, së bashku me Amiol Gjoka, 39 vjeç.
Viktimë ishte një 25-vjeçar, i cili me shumë gjasë ishte i përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së drogës së Makajt dhe po përpiqej të largohej prej tij. Lidhjet me vrasjen e Hotit janë ende vetëm hipotetike, por hetimet vazhdojnë duke marrë në konsideratë edhe këtë pistë./Dosja.al
itali 35-vjeçari vrasje
Aktualitet
21 September 2026, 12:40
E.d
Lavdije Isteri
ITALI- Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Lavdije Isteri, 42 vjeçe, me origjin...
Aktualitet
21 September 2026, 12:18
E.d
KOSOVA- Studentët e universiteteve të Kosovës kanë nisur marshimin nga Qendra e Studentëve në Prishtinë. Kjo protest&...
Aktualitet
21 September 2026, 12:04
E.d
GJKKO
TIRANA- Rregullorja e re e vendosur nga GJKKO e cila mbart një sërë rregullash censuruese, ka nisur me ndëshkimin e avokat&...
Aktualitet
21 September 2026, 11:53
E.d
Foto ilustruse
SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 2.000 kilogramë kokainë në një velierë në det t&...
Aktualitet
21 September 2026, 11:20
I.A
Vendi i vrasjes
ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gjovalin Lazri është vrarë gjatë natës në Baldis...
Aktualitet
21 September 2026, 10:56
E.d
Pamje
FUSHË- KRUJË - Zjarri i cili përfshiu vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë ditën e djeshme, vijon ende t&...
Aktualitet
21 September 2026, 10:56
e,d
Foto ilustruse
POGRADEC- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen e cila ndodhi mëngjesin e ditës së sotme n...
Aktualitet
21 September 2026, 10:38
E.d
Foto ilustruse
POGRADEC- Autori i plagosjes në Pogradec është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar drejt ambienteve t&eu...
Aktualitet
21 September 2026, 10:13
Elton Qyno
Kur janë mbushur 24 orë nga vrasja e Artan Myrtaj ose siç njihej ndryshe në Sarandë si "Tani i Rruzhdiut", policia kriminale e Sara...
Aktualitet
21 September 2026, 09:59
E.d
Igli Tare
TIRANA- Igli Tare është paraqitur ditën e sotme parnë ambientev të SPAK. Paraqitja e tij pranë Prokuroris&eum...