Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
EMRI+FOTO/ U kap me sasi të madhe kokaine, dënohet me 28 muaj burg shqiptari në Angli
Në banesën e 34-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan sasi e madhe droge e klasit A si dhe mbi 8700 paund cash.
16 July 2024, 10:41Nga S.B
pamje nga lënda narkotike e gjetur
ANGLI- Dënohet me 28 muaj burg një shqiptar në Angli. Mësohet se Mirban Pasha 34 vjeç, është shpallur fajtor për tre akuza dhe është arrestuar më 30 mars të këtij viti.
Ndaj Pashës, rëndojnë tre akuza për veprat penale posedimi i kokainës me qëllim shitjen, përdorimi i pasurisë kriminale, si dhe përdorimi i automjetit pa siguracion. Në banesën e 34-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan sasi e madhe droge e klasit A si dhe mbi 8700 paund cash.
Mirban Pasha
Ditën e premte, Pasha u dënua përfundimisht nga Gjykata e Ipswich Crown, me 28 muaj burg, plus katër muaj të tjerë për posedim pasurie të ardhur nga veprimtaria kriminale.