LIVE UPDATES
Aktualitet

Falsifikim dokumentesh, grup kriminal dhe trafikim emigrantësh/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK! Kalon për gjykim grupin me 32 anëtarë

Sipas SPAK, këta persona akuzohen se gjatë viteve 2022-2024 kanë mundësuar kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në rrugë tokësore, ajrore dhe detare drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Kanadasë.

6 December 2025, 11:05 Nga E. D

Falsifikim dokumentesh, grup kriminal dhe trafikim emigrantësh/ GJKKO

TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur, që akuzohen për trafik emigrantësh, falsifikim dokumentesh dhe grup kriminal.

Bëhet fjalë për shtetasit: Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca. 

Sipas SPAK, këta persona akuzohen se gjatë viteve 2022-2024 kanë mundësuar kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në rrugë tokësore, ajrore dhe detare drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Kanadasë.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Grupi strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

VENDIMI I GJKKO

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 04.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr. 177, të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve: Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca”.

Në seancën e datës 05.12.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 13, pika 3/1,75/a, shkronja “b”, 83, 85, 93, 332, 332/c, 332/dh, 332/e dhe 332/ë të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 107, datë 05.12.2025. vendosi:

Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.177, të vitit 2022, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve:

1. Njazi Ademaj, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Ylli Brahimaj, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Rrezart Domi, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Osman Luca, me gjeneralitetet përkatëse,

Artur Mici, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4: 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Arsen Caka, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pikal të Kodit Penal.

Jugert Gashi, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Emiljan Marashi, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pikal të Kodit Penal.

Amarildo Luca, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298 paragrafi 3 të Kodit Penal.
Robert Gjika, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298 paragrafi 3 të Kodit Penal.
Roland Islamaj, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Xhelal Krasniqi, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Fitim Rama, me gjeneralitetet përkatëse,

Gridi Elezi, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe

“Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe mbajtja e narkotikëve” parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 dhe 283 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Maksim Domi, me gjeneralitetet perkatese,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pikal të Kodit Penal.

Dritan Cena, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 189 paragrafi 2 të Kodit Penal.
Redi Salaj, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 189 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Behar Nuhiallari, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 189 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Behar Rexha, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Deila Qama, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Arnold Shahu, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Ylli Çaushaj, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i dokumenteve”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 186 paragrafi i 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Artid Shtylla, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë apo sportive”, parashikuar nga nenet 186 paragrafi 2 dhe 280 të Kodit Penal.

Murat Gjuniku, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i dokumenteve”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2; 28 pika 4; 186 paragrafi 1; 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Bardhyl Imeri, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formnë të grupit të strukturar kriminal; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, e kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë apo sportive”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2; 334 pika 1 dhe 280 të Kodit Penal.

Bajram Xhaja, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar

kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Besnik Lumaj, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Altin Neli, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Fatmir Stankova, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 186 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Arben Rushiti, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi kriminal”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar përkatësisht nga nenet 186 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal dhe 190 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Leonardo Lama, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 189 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Xhelil Alla, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave, prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumentave”, parashikuar përkatësisht nga nenet 189 paragrafi 2 dhe 192 të Kodit Penal.

Perlat Canaj, me gjeneralitetet përkatëse,

Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 2 dhe 283 paragrafi 2 të Kodit Penal, si dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnol Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Perlat Canaj, Xhelil Alla, trupit gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, të ndryshëm tërësisht nga ky trup gjykues monokratik dhe hedhjen e çështjes në short për arsye se gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës.

Fashikulli i gjykimit përcaktohet të përmbajë të gjitha aktet e kryera gjatë fazës së hetimit paraprak dhe konkretisht 134 volume, me numrat përkatës, ku përfshihen dhe aktet e sjella nga prokurori edhe në seancë paraprake.

III. Rrëzimin e kërkesës së të pandehurve Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Arben Rushiti, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca, për shpalljen e moskompetencës së kësaj gjykate për gjykimin e çështjes, si të pabazuar në ligj.

Rrëzimin e kërkesës së të pandehurve Rezart Domi, Artur Mici, Robert Gjika, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Perlat Canaj, si të pabazuar në ligj. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë. Urdhërohet depozitimi i këtij vendimi dhe fashikulli i gjykimit në sekretari të kësaj gjykate brenda 10 ditëve./Dosja.al

taulant balla ne spak gjkko

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin