6 December 2025, 07:54
Nga E. D
foto ilustruese
ITALI- Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo, Arezzo, i cili në vitin 2023 vrau fqinjin e tij shqiptar Gëzim Dodoli, pasi kishte tentuar t’i shembte shtëpinë me ekskavator, u lirua plotësisht nga akuzat “sepse akti nuk përbën krim”.
Mediat italiane raportojnë se Prokurorja Laura Taddei kishte kërkuar një dënim me katër vjet burg, duke e ndryshuar akuzën për vrasje me dashje në atë të tejkalimit të vetëmbrojtjes nga pakujdesia. Por, dy vjet pas vrasjes, Gjykata e Krimeve të Rënda e Arezzos vendosi që akti nuk përbënte krim. Kur u lexua vendimi që e lironte nga akuzat, Mugnai shpërtheu në lot.
"Më në fund do të kemi një Krishtlindje paqësore. Këto kanë qenë vite të vështira, por gjithmonë kam pasur besim te drejtësia. Gjykata ka vepruar për më të mirën," tha ai.
Anëtarët e familjes së Mugnait dy djemtë e tij, gruaja e tij, vëllai i tij dhe nipi i tij u dërguan gjithashtu në gjykatë.
"E dinim që ishte vetëmbrojtje, por duhej të provohej. Gjykata bëri çmos", deklaroi djali i tij më i madh.
Avokatët mbrojtës u shprehën të kënaqur: Marzia Lelli shpërtheu në lot nga lehtësimi, ndërsa Piero Melani Graverini komentoi: “Isha e sigurt”.
Gjyqtarët, pranuan argumentin e paraqitur nga dy avokatët mbrojtës, të cilët kishin theksuar gjithashtu se i pandehuri kishte hapur zjarr për të mbrojtur familjen e tij, e cila ishte strehuar në shtëpi ndërsa fqinji kishte shtypur disa makina dhe po shkonte drejt shtëpisë pasi e kishte goditur me eskavator.
Si ndodhi ngarja?
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 5 janarit, 2023, si pasojë e marrëdhënieve të tensionuara midis autorit dhe viktimës. Gëzim Dodoli shkatërroi me ekskavator fillimisht makinat e parkuara përpara shtëpisë së Sandro Mugnai në San Polo, një fshat i vogël i Arezzos, dhe më pas duke goditur drejtpërdrejt muret e shtëpisë ku 56-vjeçari po darkonte me familjen e tij. Më pas, Mugnai mori pushkën dhe qëlloi fillimisht një herë në ajër, pastaj katër herë të tjera drejt fqinjit që drejtonte ekskavatorin, duke e vrarë atë./Dosja.al
itali
Aktualitet
6 December 2025, 07:32
E. D
Shtegto mes ullinjve të moçëm të vendit tonë. Sa vjeçar është një ulli dhe ku gjenden më të vjetrit...
Aktualitet
6 December 2025, 07:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndru...
Aktualitet
5 December 2025, 22:47
M.L
Foto nga emisioni
Jemi në javën e tretë të përpjekjeve tona për të takuar Afërditën me djalin e saj 7-vje&cced...
Aktualitet
5 December 2025, 22:38
M.L
Foto nga emisioni
Urdhëri i Stomatologut nuk të bën stomatolog. Kjo zonjë, e cila pretendon se është dentiste profesioniste, ...
Aktualitet
5 December 2025, 22:06
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një aksident i rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme, ku dy automjete dhe një motomjet u p...
Aktualitet
5 December 2025, 21:44
M.L
Florian Binaj
Nga Florian Binaj
Prej ditësh po dëgjojmë një refren të ri: “SPAK-u po na fut në kriz&eu...
Aktualitet
5 December 2025, 21:34
M.L
Foto nga emisioni
Në emisionin investigativ “Piranjat”, 25-vjeçari Ardit Lala ka denoncuar një padrejtësi që i ë...
Aktualitet
5 December 2025, 21:04
M.L
KORÇË- Dosja hetimore e pengmarrjes në Bilisht ka zbardhur detaje tronditëse mbi ngjarjen e rëndë dhe dhunimin e Ilir Top&cced...
Aktualitet
5 December 2025, 20:37
M.L
Foto ilustruese
KORÇË- Policia e Korçës ka ndërmarrë një operacion të befasishëm kundër aktivitetit t...
Aktualitet
5 December 2025, 19:51
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Spitali Rajonal i Durrësit ka sqaruar se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të 15-vjeçarit Erion Bo...