7 October 2026, 07:17
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor regjistruan rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore për konsum gjatë vitit 2025 krahasuar me 2024, duke reflektuar një zgjerim më të shpejtë të shpenzimeve se te familjet me nivele më të larta arsimore.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se shpenzimet mujore të familjeve ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor arritën në 66,112 lekë në vitin 2025, me një rritje prej 3.28% krahasuar me një vit më parë. Ky ishte ritmi më i lartë mes të gjitha kategorive dhe mbi rritjen mesatare prej rreth 2.35% të shpenzimeve të familjeve në tërësi.
Rritja më e shpejtë e shpenzimeve në këtë kategori mund të lidhet edhe me ndryshimet në tregun e punës. Ekonomia shqiptare po shfaq një kërkesë të lartë për punonjës në profesione elementare, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe shërbimeve. Zgjerimi i këtyre aktiviteteve ka rritur kërkesën për profesione si pastrues, shitës dhe punonjës të tjerë që jo domosdoshmërisht kërkojnë nivele të larta arsimimi.
Mungesa e fuqisë punëtore dhe kërkesa e lartë në këto profesione kanë ndikuar që pagat në disa prej kategorive me kualifikim më të ulët të rriten më shpejt se në profesione të tjera më të kualifikuara gjatë viteve të fundit. Kjo tendencë ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
Për familjet me të ardhura më të kufizuara, rritja e të ardhurave priret të reflektohet më drejtpërdrejt në konsum, pasi një pjesë më e madhe e buxhetit të tyre përdoret për nevojat e përditshme.
Megjithatë, një pjesë e rritjes së shpenzimeve lidhet edhe me ecurinë e çmimeve. Inflacioni mesatar në Shqipëri ishte 2.2% gjatë vitit 2025. Në këtë mënyrë, rritja nominale prej 3.28% e shpenzimeve të familjeve pa arsim të përfunduar ishte vetëm rreth një pikë përqindjeje mbi rritjen mesatare të çmimeve.
Familjet ku kryefamiljari kishte përfunduar arsimin 8/9-vjeçar shpenzuan mesatarisht 85,333 lekë në muaj, vetëm 0.4% më shumë se në vitin 2024. Kjo ishte rritja më e ulët mes kategorive të analizuara.
Te familjet me arsim të mesëm të përgjithshëm ose profesional, shpenzimet u rritën me 2.74%, nga 96,790 lekë në 99,442 lekë në muaj.
Ndërkohë, familjet ku kryefamiljari kishte arsim të lartë ose pasuniversitar vijuan të kishin nivelin më të lartë të konsumit, me 116,312 lekë në muaj. Megjithatë, ritmi i rritjes së shpenzimeve në këtë kategori ishte më i moderuar, në 2.13%.
Në total, një familje shqiptare shpenzoi mesatarisht 95,227 lekë në muaj gjatë vitit 2025, rreth 2.3% më shumë se një vit më parë, sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve të INSTAT.
Rritja më e shpejtë e shpenzimeve te familjet pa arsim të përfunduar nuk e ka ndryshuar hendekun e madh të konsumit ndërmjet familjeve sipas nivelit arsimor të kryefamiljarit. Familjet me kryefamiljar me arsim të lartë shpenzojnë rreth 50 mijë lekë më shumë në muaj se ato ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor.
Të dhënat për vitin 2025 tregojnë një afrim të lehtë në ritmin e rritjes së konsumit, por diferencat në nivelet e shpenzimeve mbeten të konsiderueshme. Familjet me nivel më të ulët arsimor po i rrisin më shpejt shpenzimet, por vijojnë të konsumojnë dukshëm më pak se familjet me nivele më të larta arsimore./Monitor
Aktualitet
7 October 2026, 07:15
E. D
TIRANË- Hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit është thelluar gjatë dekadës së fundit. T&e...
Aktualitet
7 October 2026, 07:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vran&eu...
Aktualitet
6 October 2026, 23:14
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë vijon të shoqërohet me thirrje dhe mesazhe kundër ma...
Aktualitet
6 October 2026, 23:04
E.d
Richard Gere
SHBA- Aktori amerikan, Richard Gere ka kritikuar marrëveshjen Itali-Shqipëri për menaxhimin e emigracionit, duke e cilësua...
Aktualitet
6 October 2026, 21:47
E.d
Pamje
TIRANË- Protesta e qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë po vijon edhe në stadiumin “Air Albania”. Nj&e...
Aktualitet
6 October 2026, 21:20
E.d
Pamje
KOSOVË- Qindra qytetarë janë mbledhur këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbeu”, pranë hyrje...
Aktualitet
6 October 2026, 21:12
E.d
Leli Kaja
TIRANË- Administratori i Eco-Elb SHA, Leli Kaja është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë një zarf me 4 milion&eu...
Aktualitet
6 October 2026, 20:25
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranë...
Aktualitet
6 October 2026, 19:56
G.M
Monika Lubonja dhe Adrian Hila
TIRANË- Aktorja e mirënjohur Monika Lubonja ka reaguar pas skandalit të videove intime që kan&eu...
Aktualitet
6 October 2026, 19:42
G.M
protestuesi
TIRANË- Një protestues pjesëmarrës në protestën e 129-të në vend, ka marrë fjalën e tij n&eum...