1 November 2025, 14:48
Nga E. D
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Policia Kufitare në Kakavijë ka ndaluar në hyrje të territorit shqiptar autobusin e linjës Athinë-Tiranë. Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit kanë konstatuar mallra të dyshuara kontraband dhe për këtë fakt 2 drejtuesit e autobusit u shoqëruan në ambientet e Policisë për verifikim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në autobus Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetëra çanta me veshje, valixhe me produkte kozmetike dhe disa kuti me pjesë këmbimi për automjete, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan shtetasin M. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, (shoferët e autobusit), për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku në Pkk Kakavije efektivët e Policisë kanë kontrolluar një autobus dhe kanë zbritur pasagjerët dhe bagazhet e tyre, ju informojmë se:
Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në bashkëpunim me shërbimet doganore në Pikën Doganore Kakavije , në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, autobusin e linjës Athinë-Tiranë.
Gjatë kontrollit kanë konstatuar mallra të dyshuara kontraband, dhe për këtë fakt 2 drejtuesit e autobusit u shoqëruan në ambientet e Policisë për verifikim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në autobus Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetëra çanta me veshje, valixhe me produkte kozmetike dhe disa kuti me pjesë këmbimi për automjete, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan shtetasin M. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, (shoferët e autobusit), për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm./Dosja.al
policia kufitare në kakavijës
Aktualitet
1 November 2025, 13:31
E. D
pamje nga vendngjarja
GREQI- Skena kaosi raportohet se ka ndodhur në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi, ku si pasojë tre...
Aktualitet
1 November 2025, 12:48
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Në rrugën që përshkon qendrën historike të Durrësit, gjurmët e historisë rrethohe...
Aktualitet
1 November 2025, 12:27
E. D
DEVOLL- Policia e Devollit ka zbardhur dinamikën e pengmarrjes të 32-vjecarit Ilir Topçiu në fshatin Vishiocë të Dev...
Aktualitet
1 November 2025, 11:29
E. D
Filip Shehu në pranga dhe Indrit Ismaillari, viktima
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg&r...
Aktualitet
1 November 2025, 10:53
E. D
Marjan Kodheli
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka cakutuar masën e sigurisë arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodh...
Aktualitet
1 November 2025, 10:30
E. D
Marjan Kodheli
DURRËS- Marjan Kodheli, i cili vrau babain e tij, Pjetër Kodheli duke e goditur fillimisht me dru në kokë dhe ...
Aktualitet
1 November 2025, 10:25
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Disa qytetarë dhe aktivistë ndërkombëtarë janë mbledhur sot duke protestuar në Tir...
Aktualitet
1 November 2025, 10:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka njoftuar se Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea P...
Aktualitet
1 November 2025, 09:58
E. D
Gëzim Taullaj
FIER- Një mjek imazherist në spitalin e Fierit është arrestuar ditën e sotme, pas një hetimi&nbs...
Aktualitet
1 November 2025, 09:41
foto ilustruese
KUKËS- Malziu, njësi administrative në Bashkinë e Kukësit që nga viti 1990 e deri tani, nuk ka përfituar...