3 January 2026, 10:18
Nga E. D
pamje nga sherri
VLORË- Një ngjarje kriminale është parandaluar në Vlorë, pas një sherri në lokal mes dy të rinjve. Blutë sqarojnë se në konflikt janë përfshirë, Arbri Hysaj dhe Mauricio Alushaj, njëri te cileve qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti. Pas ngjarjes, Arbri Hysaj19-vjeç dhe Mauricio Alushaj 25-vjeç janë vënë në pranga në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë e mundur neutralizimi dhe kapja e dy shtetasve, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Njoftimi i Policisë:
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë. Vihen në pranga dy shtetas, njëri prej të cilëve qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar 2 autorët, konkretisht shtetasit:
* A. H., 19 vjeç, banues në Vlorë;
* M. A., 25 vjeç, banues në Orikum.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti fizik midis 2 shtetasve të mësipërm dhe disa personave të tjerë, shtetasi M. A. ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij, shtetasi A. H., dhe ka qëlluar një herë në ajër.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë e mundur neutralizimi dhe kapja e dy shtetasve, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./Dosja.al
sherr ne vlore arbri hysaj mauricio alushaj
Aktualitet
3 January 2026, 10:01
E. D
foto ilustruese
KUKËS- Moti i keq ka 'mbërthyer' vendin, duke shkaktuar situata problematike në disa qytete dhe akse rrugore. Mëso...
Aktualitet
3 January 2026, 09:27
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Një 34-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëta...
Aktualitet
3 January 2026, 07:30
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një brez i tërë po rritet jo me libra, lodra apo programe televizive, por me algoritme. Gen Alpha, fëmij&...
Aktualitet
3 January 2026, 07:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Sektori i veshjeve në Shqipëri po përjeton ndryshime të rëndësishme, të nxitura jo vet&eum...
Aktualitet
3 January 2026, 07:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e shtunë, më 3 janar, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferi...
Aktualitet
2 January 2026, 20:47
foto ilustuese
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) ka lëshuar një njoftim për parashikimin e r...
Aktualitet
2 January 2026, 20:12
E. D
pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gja...
Aktualitet
2 January 2026, 19:49
Dosja.al
pamje nga vendngjarja
PËRRENJAS- Aksi kombëtar Prrenjas-Elbasan është 'paralizuar' nga trafiku i rënduar. Bëhet me...
Aktualitet
2 January 2026, 19:15
Lea Ypi
foto ilustuese
Çdo dhjetor të viteve të fundit, më kujtohet një moment kur Jeremy Corbyn, atëherë lider i opozitë...
Aktualitet
2 January 2026, 18:42
E. D
pamje nga vendngjarja
THETH- Një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar në Qafë Thore të Thethit që nga orët e mëngjesit...