LIVE UPDATES
Aktualitet

Finnair nis fluturimet direkte mes Helsinkit dhe Tiranës

Shqipëria shton destinacionet e reja drejt Evropës Veriore

2 May 2026, 14:20 Nga DOSJA

Finnair nis fluturimet direkte mes Helsinkit dhe Tiranës

TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e operimeve të Finnair, linja ajrore kombëtare e Finlandës, e cila lidh Tiranën me Helsinkin përmes fluturimeve direkte që do të operojnë dy herë në javë, çdo të enjte dhe të diel.

Hapja e këtij destinacioni shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve të Shqipërisë me Evropën Veriore, duke krijuar gjithashtu akses në rrjetin e gjerë të Finnair drejt Azisë dhe destinacioneve kryesore globale përmes hub-it të saj në Helsinki. I njohur për performancën dhe pozicionin e tij strategjik gjeografik, Aeroporti i Helsinkit shërben si një portë e shpejtë dhe konkurruese midis Evropës dhe Azisë.

Ky destinacion i ri pritet të tërheqë një profil të larmishëm pasagjerësh, përfshirë turistë që eksplorojnë Shqipërinë si një destinacion në zhvillim, udhëtarë biznesi që kërkojnë lidhje efikase, si dhe pasagjerë tranzit që përfitojnë nga rrjeti i fuqishëm ndërkontinental i Finnair. Në të njëjtën kohë, ajo u ofron udhëtarëve nga Shqipëria akses të lehtë drejt Finlandës dhe lidhje të përshtatshme drejt destinacioneve kryesore në Evropën Veriore dhe Azi.

Fluturimi inaugurues u mirëprit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me përfaqësues nga TIA dhe Finnair, në një ceremoni të dedikuar në pistë, që përfshinte një përshëndetje tradicionale me ujë dhe aktivitete mirëseardhjeje për pasagjerët.

Deklaratë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës:

“Sot mirëpresim Finnair në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe shënojmë hapjen e linjës së re direkte drejt Helsinkit. Kjo linjë përfaqëson një destinacion të rëndësishëm në rrjetin tonë, duke forcuar më shumë lidhjet mes Shqipërisë dhe Evropës Veriore. Helsinki është një hub I rëndësishëm dhe përmes rrjetit të Finnair, kjo linjë do t’u ofrojë pasagjerëve tanë mundësi të zgjeruara udhëtimi jo vetëm drejt Finlandës, por edhe drejt destinacioneve kryesore në Azi. Presim me padurim të ndërtojmë një partneritet të fortë me Finnair dhe të zhvillojmë më tej këtë treg premtues.”

— Manjola Kaso, Drejtoreshë e Zhvillimit të Biznesit të Aviacionit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Deklaratë nga Finnair

“Jemi të lumtur të hapim këtë linjë të re drejt Tiranës, duke krijuar mundësi të reja si për pasagjerët turistikë ashtu edhe për ata të biznesit,” thotë Adam Marciniec, Menaxher Rajonal për Europën Qendrore dhe Lindore në Finnair. “Shqipëria është një treg i ri për Finnair dhe ky destinacion forcon praninë tonë në Ballkan, ndërkohë që u ofron pasagjerëve shqiptarë akses të lehtë drejt hub-it tonë në Helsinki dhe më tej në rrjetin tonë në vendet nordike, baltike dhe Azi.”

— Përfaqësues i Finnair

Rreth linjës

• Rruga: Helsinki (HEL) – Tiranë (TIA)
• Frekuenca: 2 fluturime në javë
• Ditët e operimit: E enjte dhe e diel

Rreth Finnair

Finnair është një linjë ajrore e specializuar në lidhjen e trafikut të pasagjerëve dhe mallrave midis Azisë, Amerikës së Veriut dhe Evropës. Finnair është e vetmja kompani ajrore me fluturime direkte gjatë gjithë vitit drejt Lapland. Klientët e kanë zgjedhur Finnair si Linjën Ajrore më të Mirë në Evropën Veriore në çmimet Skytrax për 15 vite radhazi. Finnair është anëtare e aleancës Oneworld. Aksionet e Finnair Plc janë të listuara në Nasdaq Helsinki.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të përjetojë rritje të fortë, duke zgjeruar rrjetin e destinacioneve dhe partneriteteve me linjat ajrore, si dhe duke investuar në infrastrukturë, teknologji dhe përvojën e pasagjerëve. Si porta kryesore e Shqipërisë, TIA luan një rol kyç në lidhjen e vendit me Evropën dhe më gjerë.

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin