Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VIDEO/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12 mijë euro, kapet i riu në Tiranë
Ai u arrestua nga policia, pasi vodhi një varse floriri me vlerë 12 mijë euro, në një qendër tregtare.
2 May 2026, 13:21Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 17-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga policia, pasi vodhi një varse floriri me vlerë 12 mijë euro, në një qendër tregtare. Ajo është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Golds”. Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 000 euro në një argjendari në një qendër tregtare, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Golds”, pas njoftimit për një vjedhje në një argjendari në rrugën “Abdi Toptani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur 17 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur varëse floriri në një argjendari në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani”, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al