Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
“Firmat janë falsifikuar”/ Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë
Sipas Ilias, fondet nuk janë vjedhur përmes firmës së Elisabeta Matajt, pasi firmat e saj janë falsifikuar.
8 October 2026, 18:37Nga E.d
Ilia Ilia
DURRËS- Ilia Ilia, avokati i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj dhe bashkëshortit të saj Feta Mataj ka deklaruar ditën e sotme se skandali me vjedhjet ekziston në të gjithë Shqipërinë. Gjatë një prononcimi për mediat, Ilia pretendoi se firmat e ish-drejtoreshës së Postës Durrës, Elisabeta Matajt, janë falsifikuar, ndërsa kërkoi që çështja të hetohet nga SPAK.
Deklaratat e tij erdhën pasi Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg, Feta Mataj. Ai pretendon se bashkëshortët Mataj janë përfshirë në skemë nga persona të tjerë, të cilët sipas tij qëndrojnë pas organizimit dhe përvetësimit të fondeve publike.
Sipas Ilias, fondet nuk janë vjedhur përmes firmës së Elisabeta Matajt, pasi firmat e saj janë falsifikuar. Avokati pretendon se pas përvetësimit të fondeve publike qëndron një grup i strukturuar, aktiviteti i të cilit sipas tij shtrihet përtej Durrësit. Ai kërkon që SPAK të hetojë në thellësi çështjen dhe të verifikojë nëse bëhet fjalë për një skemë më të gjerë./Dosja.al