Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
FOTO- I gjakosur dhe gjysmë i zhveshur, publikohet foto e shqiptarit pak sekonda pas plagosjes
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme kur policia greke ndërhyri në kampusin e konvikteve të vjetra të studentëve në Athinë, për të goditur një bandë kriminale që vepronte në fushën e shpërndarjes së drogës dhe të grabitjeve.
28 September 2022, 10:36Nga A.B
Shqiptari
GREQI- Ky është momenti pak sekonda pas plagosjes i shqiptarit Esmin Ferhati, i quajtur 'Esko' 30 vjeç, i cili u qëllua me armë nga policia greke në Athinë gjatë një aksioni të autoriteteve.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme kur policia greke ndërhyri në kampusin e konvikteve të vjetra të studentëve në Athinë, për të goditur një bandë kriminale që vepronte në fushën e shpërndarjes së drogës dhe të grabitjeve.
30-vjeçari u qëllua me armë në këmbë nga policia greke pasi sulmoi me kaçavidë një oficere të policisë gjatë aksionit. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në këtë foto shihet shqiptari i shtrirë dhe i rrethuar nga forcat speciale përtokë pak sekonda pas plagosjes nga ana e punonjësve të policisë greke.
Shqiptari u përball me policinë, i ofendoi dhe i kërcënoi dhe më pas goditi me kaçavidë një police duke e lënë të plagosur. Kjo e fundit u detyrua ta qëllonte me armë në këmbë për ta neutralizuar.