Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Për 13 minuta “përdhunon” kryetarin në zyrën e vet”/ Pamjet brenda zyrës së Gjicit, Artan Hoxha: Administrata në Kukës, flakë fare
Momenti i takimit të Gjicit me Almën.
19 June 2023, 17:34Nga A.B
Zyra
TIRANË- Pamje të reja nga zyra e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit. Gazetari Artan Hoxha ka ndarë me foto momente të ndryshme nga takimi i Almës me Gjicin. Hoxha shkruan se i gjithë takimi zgjati vetëm 13 minuta.
'Shikojeni ne fotot e meposhteme kronologjine e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush eshte dhe çfare perfaqeson, brenda 13 minutash, hyn ne bashkine e Kuksit, “perdhunon” kryetarin ne zyren e vet'- shkruan ndër të tjera gazetari.
Nga Artan Hoxha
Kisha degjuar kryeministrin, te fliste per efekshmerine, shpejtesine dhe rendimentin e larte te administrates se tij, por nuk e kisha besuar.
Por si ka thene Sali Berisha, “Mendimi evolon”.
Kur thote Berisha(qe mbetet gjithnje i njejti) imagjino ne, vdekataret e thjeshte… Tashme jam i bindur me ze dhe figure, se “Padishau” yne, ka te drejte.
Administrata ne Kukes, duket flake fare, “shpejtesi sketerre, efikasitet maksimal, rendiment apsolut”… Shikojeni ne fotot e meposhteme kronologjine e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush eshte dhe çfare perfaqeson, brenda 13 minutash, hyn ne bashkine e Kuksit, “perdhunon” kryetarin ne zyren e vet, rregullon aferen per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges, ploteson dokumentacionin ne zyren e nenkryetarit, dhe iken ne hallin e vet….
Foto 1)- 15:59:30 fillon “procedura” në zyren e kryebashkiakut.
Foto 2)- 16:03:44 Mbaron me sukses “procedura”.
Foto 3)- 16:04:28, Nis biseda per projektin e qenve..
Foto 4)- 16:06:47, Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçe, thirret ne zyren e kryetarit, nenkryetari Granit Gjana, per te ndjekur hapat ligjore per projektin e qenve.
Foto 5)-16:11:08, Vajza shkon në zyren e nenkryetarit te bashkise Granit Gjana dhe merr udhezimet per dokumentat qe duhen per projektin.
Foto 6)-16:11:18, Vajza mbaron me nenkryetarin, dorezon letrat dhe vendos kontaktin direkt me te.
Foto 7)-16:11:42, Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht nje projekt qe do financohet nga banoret e Kukesit.
Foto 8)-16:13:04, Vajza ndez makinen dhe para se te niset, degjohet nje e lehur qeni, te cilin e ka në sediljen e pare te makines…
Foto 9)- Dielli do te lind serish, jeta vazhdon. Degjohemi ne skandalin e radhes…