Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
FOTO/ U vra nga shoku i tij i fëmijërisë! Identifikohet viktima e vrasjes në Korçë
Sipas informacioneve paraprake, krimi i rëndë ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ku autori i dyshuar që dyshohet të jetë pikërisht shoku i tij i fëmijërisë e ka ndjekur të riun deri brenda një pallati, ku më pas e ka ekzekutuar me breshëri plumbash nga një armë zjarri e llojit kallashnikov.
8 August 2026, 17:46Nga D.S
KORÇË- Ky që shihni në foto është viktima, Johan Zuko, 20-vjeçari që ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa ngjarja ka marrë përmasa edhe më tronditëse pas zbardhjes së detajeve të para nga grupi hetimor, prej nga mësohet se ai kishte shërbyer më parë në Forcat e Armatosura.
Sipas informacioneve paraprake, krimi i rëndë ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ku autori i dyshuar që dyshohet të jetë pikërisht shoku i tij i fëmijërisë e ka ndjekur të riun deri brenda një pallati, ku më pas e ka ekzekutuar me breshëri plumbash nga një armë zjarri e llojit kallashnikov.
Pas ngjarjes, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit dhe aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke ngritur pika kontrolli dhe duke blinduar hyrje-daljet e qytetit për kapjen e tij, ndërkohë që vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi mes dy të rinjve./Dosja.al