Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VIDEOLAJM/ U mori jetën dy fëmijëve në aksidentin tragjik në Durrës, dalin pamjet e Nikollë Radaçit nga kafazi i xhamit
Siç shihet në pamje, Radaçi qëndron me kokën ulur dhe i heshtur brenda kafazit të xhamit në gjykatë.
5 May 2026, 11:23Nga E. D
Nikoll Radaçi
DURRËS- Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës ku humbën jetën dy të mitur, ka dalë sot para gjykatës, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë. Siç shihet në pamje, Radaçi qëndron me kokën ulur dhe i heshtur brenda kafazit të xhamit në gjykatë.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al