25 July 2022, 14:56
Nga e.k
Pamje nga zjarri në Fushë Krujë
TIRANË- Vijon të jetë alarmante situata nga zjarret në vend. Zjarrfiksit prej ditësh po përballen me një situatë të paqëndrueshme nga zjarret që të ndihmuar dhe nga temperaturat e larta dhe në disa zona nga erërat e forta po djegin dhe shkrumbojnë çfarë ju del përpara.
Zjarri në Fushë Krujë
2 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në fshatin Luz dhe në fshatin Zgërdhesh në Fushë Krujë. Në Luz po digjet një sipërfaqe e madhe me shkurre e ferra të cilat kanë marrë flakë ndërsa zjarri vijon të përparojë i favorizuar nga era. Ndërsa vatra e dyte është në afërsi të fshatit Zgërdhesh ku ndodhet dhe qyteti antik ilir i Albanopolis.
Zjarrfiksit prej ditësh tashmë po luftojnë me flakët në malet e Krujës dhe kur duket se situata po shkon drejt normalzimit riaktivizohet një vatër tjetër që sipas Policisë janë të qëllimshme dhe pse ende nuk kja asnjë të shoqëruar.

Zjarri në Kepin e Rodonit
Situata në Kepin e Rodonit vazhdon prej 10 ditësh të jetë alarmante dhe zjarrfiksit në betejë me flakët. Mësohet se 20 forca zjarrëfikësish kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të shuar flakët e për të mos lejuar përhapjen e tyre. Po ashtu, ndihmë ka ardhur dhe nga ajri, ku një helikopter është angazhuar për shuarjen e zjarrit. Po ashtu, 40 ushtarë kanë mbërritur në ndihmë të forcave zjarrëfikëse.

Zjarri në Orosh, Rreshen
Paraditën e sotme kur dukej se situata po qetësohej nga zjarret që dogjën dhjetëra hektarë pyje në Rreshen një zjarr masiv u përhap me shpejtësi në Ndërshen dhe Orosh të Mirditës ku u rrezikuan edhe banesat. Mësohet se zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta duke rrezikuar dhe banesat që ndodheshin shumë pranë vatres së zjarrit duke u bërë një rerezik për jetën e banorëve. Ndërkohë ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri për shuarjen e flakëve në fshatin Ndërshen të Njësisë Administrative të Oroshit në Mirditë pasi situata paraqitet e rëndë pasi zjarri po përhapet me shpejtësi në shumë drejtime në të njëjten kohë.

Zjarri në Velçan të Beratit
Një zjarr masim që sipas Policisë dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm përfshiu dhjetëra hektarë pyje në Velçan të Beratit. Terreni i vështirë e vështirësoi punën e ekipit zjarrfikës të cilët po punojnë ende për vënien nën kontroll të flakëve.
Situata nga zjarret që kanë përfshirë thuajse gjithë vendin prej javësh vazhdon të jetë e rëndë. Në përditësimin e saj të fundit Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se vijon puna për shuarjen e vatrave aktive ndërkohë që është bërë e mundur dhe ndërhyrja nga ajri në ato raste ku për shkak të terrenit të vështirë ekipet zjarrfikse e kishin të vështirë ndërhyrjen. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se në total aktive në gjithë vendin janë 29 vatra. ipas ministrisë, në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve janë angazhuar 315 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 36 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.
fushë-krujë zjarret ne vend
Aktualitet
25 July 2022, 14:34
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Mashtruesit po shesin pasaporta të sofistikuara false britanike në internet për 3,500 £. Bandat p&eum...
Aktualitet
25 July 2022, 13:58
e.k
Foto ilustruese
LEZHË- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë alarmante, vijon të ketë vatra aktive dhe në disa raste...
Aktualitet
25 July 2022, 13:34
A.B
SHKODËR- Gjykata e Apelit ka liruar nga akuzat 4 punonjësit e postës së policisë Velipojë të cilët u arrestuan një...
Aktualitet
25 July 2022, 13:32
A.B
Kapshtice
KUKËS- Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy kontrollorë të doganës së Kapshticës. Operacioni ë...
Aktualitet
25 July 2022, 13:30
A.B
Enkelejda Hoxha
TIRANË- Gjyqi për gjyqtaren Enkelejda Hoxha është shtyrë sërish. Shkak këtë radhë u b&eum...
Aktualitet
25 July 2022, 13:22
A.B
Blendi Gonxhe
TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe mohoi aludimet se është...
Aktualitet
25 July 2022, 12:19
a.b;f.g
Blendi Gonxhe
TIRANË- Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe u pa...
Aktualitet
25 July 2022, 11:50
A.B
Aksident
LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë- Milot, tek kryqëzimi i Rr...
Aktualitet
25 July 2022, 11:54
A.B
Plazh
Shqipëria pritet që të ketë këtë vit sezonin më të mirë turistik sa i përket turistëve të...
Aktualitet
25 July 2022, 11:48
A.B
GJKKO
TIRANË- Ish-truproja e Saimir Tahirit, Hekuran Marku do të gjykohet në GJKKO. Në seancën e sotme gjyqësore, Gjykata e P...