19 September 2022, 12:25
Nga k.m.
Ahmet Emre Olur
Erdhi për të gjetur strehim në Shqipëri, por një gazetar turk u dëbua në vendin e tij brenda 24 orësh që kurse zbriti në territorin shqiptar. Por ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, avokati i gazetarit turk të deportuar të dielën nga Shqipëria, ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre, shefin e Komisariatit të Rinasit Përparim Demën.
Sipas avokatit mbrojtjes të Ahmet Emre Olur, Dema ka shpërdoruar detyrën, pasi është vënë në dijeni që në momentet e para lidhur me kërkesat e klientit të tij për qëndrimin në Shqipëri, pasi rikthimi në Turqi i rrezikonte jetën, për shkak se në vendin e tij njihej si kundërshtar i presidentit turk Erdogan.
Avokati Arben Llangozi, thotë se në procesverbalin e ndalimit të Emre Olur, nuk është përmendur fakti se klienti i tij kërkonte azil politik, dhe deportimi i tij është bërë në shkelje të procedurave. Më tej, përveç Demës, mbrojtja paralajmëron një tjetër kallëzim për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sl Shtetit, pasi Komisariati i Rinasit, Drejtoria e Përgjithshme dhe salla operative sipas tij është vënë në dijeni për mbërritjen e gazetarit turk në Shqipëri.
Më tej, Llangozi argumenton se Emre Olur do të qëndronte vetëm 3 ditë në Shqipëri, pasi i kishte përfunduar afati i qëndrimit në Emiratet e Bashkuara dhe duhej të kryente një udhëtim jashtë këtij vendi për t'ju njohur e drejta e rikthimit. Ai thotë se nl Serbi ku ka kaluar transit, nuk i është aprovuar qëndrimi për shkak të një marrëveshjeje që ekziston mes këtij shteti dhe Turqisë, ndaj kishte vijuar udhëtimin drejt Shqipërisë. Pavarësisht interesimit të vazhdueshëm pranë Policisë së Shtetit, nuk ka një qëndrim në rrugë zyrtare apo jo zyrtare në lidhje me procedurat e ndjekura nga shteti shqiptar për deportimin e Ahmet Emre Olur./Syri
ahmet emre olur
Aktualitet
19 September 2022, 12:23
k.m.
Foto ilustruese
MARIGLEN KUME/ Gjyqtarët në Shqipëri nuk shfaqin interes për të punuar pranë Gjykatës së Posa&ccedi...
Aktualitet
19 September 2022, 12:08
k.m.
Talo Çela
Talo Çela vijon të mbetet një ndër personat më të kërkuar në Shqipëri pas një morie at...
Aktualitet
19 September 2022, 12:01
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor ‘Maminas-Sukth’. Sipas Policisë, drejtues...
Aktualitet
19 September 2022, 11:24
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Dy të rinj janë vënë në pranga pas një sherri. Mësohet se ata janë kunetër, nj&eu...
Aktualitet
19 September 2022, 10:21
d.a e.k
busti i mbretereshes Elizabeth
HAS- Ditën e sotme i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth II, e cila mbretëroi për 70 vi...
Aktualitet
19 September 2022, 10:23
A.B
Vendi i ngjarjes
SHKODËR- Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, mbetet ende pa autor, por babai i viktimës deklaron për policin&eum...
Aktualitet
19 September 2022, 10:18
k.m.
Pamje nga aksioni anti-drogë në Peru
LIMA- Dy europianë, dy organizata ndërkombëtare të drogës po funksionojnë n&eu...
Aktualitet
19 September 2022, 10:17
A.B
Policia
GREQI- Një 25-vjeçar shqiptar vendosi që t'i jepte fund jetës duke u hedhur nga një urë me lartësi 10 met...
Aktualitet
19 September 2022, 09:50
k.m.
Astmer Bilali, Erjon Xhenje dhe Endri Mustafa
SHKODËR- Erjon Xhenjen, i cili u vra dje në Shkodër dhe Endri Mustafën, i bashkon një...
Aktualitet
19 September 2022, 10:03
A.B
Momenti kur Suli futet ne SPAK
TIRANË- Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka mbërritur ditën e sotme në Strukturën e Pos...