17 March 2025, 15:23
Nga r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelajn. Gjyqtari i Posaçëm, Bib Ndreca shpalli Zenelajn fajtor për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Dënimi me burgu, në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, iu konvertua një shërbim prove për një periudhë një vjeçare, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. Po ashtu në njoftimin e GJKKO bëhet me dije se shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, në shumën 220,000 (dyqind e njëzet mijë) lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen të pandehurit.
VENDIMI I GJKKO:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 137/5 i vitit 2021, në ngarkim të pandehurit Guxim Zenelaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, me vendimin Nr. 26, datë 17.03.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Guxim Zenelaj, për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
2. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Guxim Zenelaj, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Tiranë. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 1(një) vit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
3. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a) T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë; b) Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë për ndryshimin e vendbanimit.
4. Bazuar në nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, në shumën 220,000 (dyqind e njëzet mijë) lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen të pandehurit.
5. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
gjkko guxim zenelaj
Aktualitet
17 March 2025, 15:04
Dosja
Policia e shtetit
TIRANË - Qeveria ka vendosur për të tretën herë radhazi riapjen e procesit për kreditë e buta në ...
Aktualitet
17 March 2025, 14:57
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Ambasada e Shqipërisë në Paris ka njoftuar këtë të hënë se 15-vjeçarja nga Kos...
Aktualitet
17 March 2025, 13:07
B.Z
Policia
TIRANË - Një 30-vjeçar është shpallur nga Policia pasi akuzohet se ka djegur dy automjete. Bëhet fjalë pë...
Aktualitet
17 March 2025, 12:44
B.Z
Çopja dhe Mema
BRITANI - Media britanike "The Sun" i ka kushtuar së fundmi një artikull transportimit të të burgosurve shqiptar&...
Aktualitet
17 March 2025, 12:30
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi për motive të dobëta, ka plagosur ...
Aktualitet
17 March 2025, 12:10
B.Z
Violeta Shkurta
TIRANË - Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi ditën e sotme vendimin për konfirmimin në detyr&eu...
Aktualitet
17 March 2025, 12:01
B.Z
Foto ilustruese
VLORË - Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pak ditë më...
Aktualitet
17 March 2025, 10:40
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se është konfirmuar një tjetër rast ...
Aktualitet
17 March 2025, 10:10
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KAMËZ- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kamëz ku një auto...
Aktualitet
17 March 2025, 09:55
M.B
Para
TIRANA- Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap në flagrancë me 2800 euro të dyshu...