3 November 2022, 20:39
Nga I.A
Dhoma Amerikane e Tregtisë
TIRANË- Dhjetëfishimi i gjobave për bizneset që bëjnë evazion është antikushtetues. Kështu e ka cilësuar Dhoma Amerikane e Tregtisë këtë nismë të qeverisë, në komentet e saj dërguar Komisionit të Ekonomisë për paketën fiskale 2023. Ndryshimet e ligjit për procedurat tatimore parashikojnë dhjetëfishim të gjobave për bizneset që nuk lëshojnë faturë tatimore, masë e cila është kundërshtuar ashpër edhe nga shoqatat e biznesit pak ditë më parë. Rritje e masës së gjobës parashikohet edhe për shkelje të tjera që bëjnë biznese, si ajo për mosdeklarimin e pagave reale.
Ndërsa ka lëshuar kritika për kohën e shkurtër të konsultimeve publike të ndryshimeve ligjore të propozuara në paketën fiskale 2023, Dhoma Amerikane shton se në këtë kohë të vështirë për bizneset, qeveria duhet të ndërmerrte masa lehtësuese dhe jo të kundërtën. Grupet e interesit thekson Dhoma Amerikane duhet të kishin më shumë kohë në dispozicion për të shqyrtuar ndryshimet ligjore që propozohen.
Sipas përfaqësuesve të Dhomës Amerikane, ashpërsimi i gjobave të propozuara do të nxisë korrupsionin e administratës tatimore dhe kjo qasje do të rezultonte jo efektive sidomos në këtë periudhë krize ndërkombëtare kur pasiguritë janë shtuar ndjeshëm për ekonominë.
Anëtarët e Dhomës kanë ngritur shqetësim edhe lidhur me unifikimin e akcizës së birrës pasi sipas tyre do të godasë prodhuesit vendas dhe sipas tyre në vend të ndryshimit të normave të taksimit për të ndalur abuzimet, qeveria duhet të forcojë sistemin e kontrollit. Dhoma Amerikane i bën apel Ministrisë së Financave që të rishikojë edhe një herë ndërhyrjet që ka planifikuar në paketën fiskale 2023.
Marrë nga Top Channel
dhoma amerikane e tregtisë
Aktualitet
3 November 2022, 20:15
F.M
Drejtoresha Ekzekutive “Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat”, Mira Pirdeni
TIRANË- Drejtoresha Ekzekutive “Shoq&e...
Aktualitet
3 November 2022, 20:02
I.A
Foto Ilustruese
ANGLI- Ministri britanik i Emigracionit Robert Jenrick ka theksuar numrin e emigrantëve shqiptarë që kanë mbërritu...
Aktualitet
3 November 2022, 19:39
e.k
Ben Blushi
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi i ka prezantuar ndjekësit ditën e sotme me librin më të ri t&...
Aktualitet
3 November 2022, 18:49
e.k
Pamje nga protesta
TIRANË- Dhunimi i të moshuarës në Pejë ka sensibilizuar qytetarët e Tiranës, të cilët kan&e...
Aktualitet
3 November 2022, 17:41
e.k
Klodiana Çelo
GREQI- Artistja shqiptare Klodiana Çelo, e cila një vit më parë la të plagosur rëndë ish-bas...
Aktualitet
3 November 2022, 17:30
I.A
Foto Ilustruese
BELGJIKË- Katër trafikantë droge me origjinë shqiptare janë arrestuar nga autoritetet belge për shkak të...
Aktualitet
3 November 2022, 17:12
k.m.
Pamje nga videoja
BRITANI E MADHE- Mediat britanike kanë nxjerrë video që janë shpërndarë në "TikTok" nga kontrabandist&...
Aktualitet
3 November 2022, 17:33
F.M
Infektiv
TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk ka asnjë viktimë për shkak të infektimit me Covid-19. ...
Aktualitet
3 November 2022, 16:42
k.m.
Briken Sanaj
TIRANË- Makina e “BENZ CLS”, e cila u përdor nga autorët për eleminimin e 39-vjeçarit Briken (Skredilaj...
Aktualitet
3 November 2022, 16:35
Prokuroria Elbasan kërkon 39 vite burg për 6 personat që kryenin falsifikimin dhe shpërndarjen e kartëmonedhave të falsifikuara
...