LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata britanike frenon dëbimet drejt Shqipërisë: Viktimat e trafikimit përballen me rrezik real nëse kthehen

Vendimi pritet të jetë goditje e madhe për qeverinë, e cila po përpiqet të rrisë numrin e personave që dëbon nga vendi. Shqiptarët kryesojnë shifrat e personave të larguar me forcë nga Mbretëria e Bashkuar gjatë pesë viteve të fundit.

22 August 2026, 08:37 Nga E. D
Gjykata britanike frenon dëbimet drejt Shqipërisë: Viktimat e
foto ilustruese

ANGLI- Ministria e Brendshme britanike mund të pengohet të deportojë shumë djem të rinj, viktima të trafikimit, drejt Shqipërisë, pas një vendimi të fundit gjyqësor. Sipas The Guardian, mijëra djem shqiptarë janë identifikuar si viktima të mundshme të trafikimit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve të fundit. Shumë prej tyre dërgohen përsëri në vendin e tyre, pasi Ministria e Brendshme argumenton se ata do të jenë të sigurt në Shqipëri.

Vendimi pritet të jetë goditje e madhe për qeverinë, e cila po përpiqet të rrisë numrin e personave që dëbon nga vendi. Shqiptarët kryesojnë shifrat e personave të larguar me forcë nga Mbretëria e Bashkuar gjatë pesë viteve të fundit. Sipas shifrave të qeverisë britanike, 2,247 shqiptarë u deportuan në 12 muajt deri në fund të marsit, duke përbërë një të katërtën e kthimeve të detyruara.

Të rinjtë shqiptarë, viktimat kryesore të trafikimit

Më parë, shumica e viktimave shqiptare të trafikimit ishin gra që dërgoheshin në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar në industrinë e seksit. Ndërsa, sot viktimat janë më shumë meshkuj të rinj, të cilët trafikohen për të punuar në tregtinë e drogës, si shpërndarës ose si “kopshtarë” në fermat e kanabisit. Në vitin 2022, 4,107 meshkuj shqiptarë iu referuan shërbimeve britanike për shkak të dyshimeve për trafikim, krahasuar me 502 gra. Në vitin 2023, shifra ishte 3,463 meshkuj dhe 588 femra.

Rrezik real nëse kthehen në Shqipëri

Gjithçka nisi nga një 21-vjeçar, viktimë e trafikimit nga Shqipëria, i cili u shfrytëzua për herë të parë nga një bandë shqiptare në Belgjikë, kur vizitoi vendin së bashku me babanë e tij në moshën 16-vjeçare. Ai iu shit një bande tjetër shqiptare, e cila e solli në Mbretërinë e Bashkuar dhe e detyroi të punonte në kultivimin e bimëve të kanabisit. Më vonë ai u arratis dhe u njoh si viktimë e trafikimit, por iu refuzua azili, pasi iu tha se do të ishte i sigurt nëse kthehej në Shqipëri.

Një trup gjykues prej tre gjyqtarësh të lartë në Tribunalin e Lartë të emigracionit pranoi kërkesën e tij për azil dhe konstatoi se, edhe pse kishin kaluar pesë vjet që nga koha kur ai ishte trafikuar për herë të parë, ai vazhdonte të ishte në rrezik real nga trafikantët e tij dhe nuk mund të kthehej në mënyrë të sigurt në Shqipëri.

Udhëzim i ri për Home Office

Gjyqtarët nxorën udhëzime të reja për Britaninë, të cilat qeveria duhet t’i marrë në konsideratë dhe Ministria e Brendshme duhet t’i zbatojë përpara se të vendosë nëse do t’i kthejë në Shqipëri djemtë që janë viktima të trafikimit. Vendimi konstatoi se, megjithëse Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, ai vazhdon të jetë një problem i përhapur.

Gjykata gjithashtu vuri në dukje se nuk ka streha të posaçme për viktimat e trafikimit dhe se rreziku që të ritrafikohen pas kthimit në Shqipëri është i konsiderueshëm. Qendra Ligjore e Islingtonit e cila ka ekspertizë të veçantë në përfaqësimin e viktimave shqiptare të trafikimit, vuri në dukje një sërë praktikash shqetësuese që bandat përdorin ndaj viktimave të tyre.

Këto përfshijnë filmimin e qëllimshëm të abuzimit seksual, përfshirë përdhunimin e fëmijëve viktima të trafikimit, dhe kërcënimin për publikimin e pamjeve në rrjetet sociale.  Atyre gjithashtu u shfaqin të rinjve video të njerëzve të tyre të dashur në Shqipëri, për tu bërë të ditur se e dinë se kush janë familjarët e tyre. Ndërsa bandat u shkaktojnë fëmijëve dhe të rinjve edhe dëmtime fizike, si thyerje të kockave. Burime nga Ministria e Brendshme thanë se po shqyrtojnë nëse do të kërkojnë leje për apelimin e vendimit./Dosja.al

angli amigrantet shqiptare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin