26 May 2026, 10:36
Nga D.S
Spak
TIRANË- SPAK ka urdhëruar bllokimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme të familjarëve e bashkëpunëtorëve të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit. Kamberi dhe Kastrati u arrestuan më herët si kryesorët e grupit kriminal të goditur nga SPAK dhe Antimafia e Barit, me veprimtari në fushën e pastrimit të parave, të cilat dyshohet se e kanë burimin nga trafiku i drogës dhe dërgoheshin nga Italia në Shqipëri.
Bëhet fjalë për 8 makina, 10 llogari bankare, 4 kompani dhe 680,595 euro cash, të sekuestruara në Muriqan në vitin 2024, teksa Lefter Nelaj po i sillte me makinë nga Mali i Zi. Veç biznesit të kateringut të vetë Kamberit në Kashar, masa e sekuestros prek edhe dy llogari bankare të bashkëshortes, Nevila Kamberi dhe vjehrrës Dituri Buzi, si dhe biznesin bujqësor të vjehrrit të tij, Fatos Buzi.
Një prej personave të arrestuar nga operacioni sot është dhe Ergys Kastrati e bashkëshortja e tij Desmira Cecos. SPAK ka urdhëruar që Cecos t’i sekuestrohen dy llogari bankare. Pasuri të shumta është urdhëruar t’i sekuestrohen dhe Bardhok Gjergjit, të cilit mbetet ende e paqartë lidhja e tij me grupin.
Gjergjit i pritet t’i bllokohet veprimtaria e biznesit ‘AUTO REND & SELL-ALBANIA sh.p.k., për dhënie me qira automjetesh, shit-blerje, import e eksport. 5 automjete luksoze e 1 llogari bankare. Listës së sekuestrimeve i shtohen edhe tre emra të tjerë, Saimir Pirra, Sokol Fusha dhe Edi Brahaj. Me dyshimin se kanë përfituar nga aktiviteti kriminal i grupit, atyre pritet t'u bllokohen makinat dhe llogaritë bankare./Dosja.al
spak igli kamberi
Aktualitet
26 May 2026, 10:32
I.A
Igli Kamberi
ITALI- Zbardhen detaje në lidhje me të shkuarën kriminale të kreut të grupit shqiptar, që u shkatërrua pas ...
Aktualitet
26 May 2026, 10:04
D.S
SPANJË-Autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga 49-vjeçarin Kevin Margjoni, i cili ishte shpallur në kërkim ndë...
Aktualitet
26 May 2026, 09:47
D.S
Petri Bozo
ELBASAN- Regjisori Petri Bozo është arrestuar nga policia pas aksidentit tragjik të së hënës në m&...
Aktualitet
26 May 2026, 09:33
D.S
SARANDË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës s&e...
Aktualitet
26 May 2026, 08:58
D.S
BARI- Një operacion i përbashkët midis Drejtorisë Antimafia të Distriktit të Barit dhe Zyrës së Prokurorit të Pos...
Aktualitet
26 May 2026, 08:18
D.S
Spak
TIRANË- Një operacion i Prokurorisë së Posaçme ka shkatërruar një grup kriminal të përfshir&...
Aktualitet
26 May 2026, 07:32
D.S
foto ilustruese
TIRANË- Nëse nga 1 Qershori, operatorët e transportit publik do të nisin të përdorin sistemin POS/POI p&...
Aktualitet
26 May 2026, 07:28
D.S
foto ilustruese
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me ...
Aktualitet
25 May 2026, 22:48
E. D
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me hetimin e policisë greke për incidentin e rëndë me të shtëna arm...
Aktualitet
25 May 2026, 22:35
E. D
KOSOVË- Në momentet kur ndaj mediave ose gazetarëve ushtrohet ndonjë lloj trysnie dhe ata akuzohen pa asnjë dëshmi, më e r&...