Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
I riu ishte identifikuar prej disa ditësh nga Policia e Tiranës si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes.
TIRANË- Njëri prej autorëve të dyshuar të grabitjes me armë zjarri të argjendarisë 'Luani' në Paskuqan është arrestuar. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Argys Kalsi. Ky i fundit, është arrestuar në Qafë Thanë teksa po tentonte të largohej nga vendi. Por, në momentin që ai ka tentuar të kalojë kufirin, ështe arrestuar menjëherë nga blutë.
I riu ishte identifikuar prej disa ditësh nga Policia e Tiranës si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes. Megjithatë, arrestimi i tij ishte shtyrë pasi hetuesit po e mbanin nën vëzhgim dhe po kryenin veprime të tjera hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen edhe të bashkëpunëtorit të dytë.
Po ashtu, gjatë periudhës së hetimit janë sekuestruar arma e zjarrit automatik, motomjeti, veshjet, maska silikoni dhe një krehër me fishek. Sipas policisë, autorët përdorën maska silikoni për të fshehur identitetin.
Më 9 gusht, policia gjeti edhe motorin e përdorur nga dy autorët, me të cilin ata u arratisën duke përdorur rrugët periferike të Kamzës. Konkretisht motorin e kishin hedhur në një liqen në Zall Herr. Ndërkohë, Policia e Tiranës vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit të dytë të dyshuar për grabitjen.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz/Vijojnë veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së një sasie bizhuterish në një argjendari në Kamëz, më datë 05.08.2026. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar. Sekuestrohen gjatë periudhës së hetimit arma e zjarrit automatik, motomjeti, veshjet, maska silikoni dhe një krehër me fishek.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i punës intensive hetimore dhe procedurale, të kryer për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, kanë finalizuar operacionin e koduar “Gold”, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:-A. K., 35 vjeç, banues në Laç.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 05.08.2026, kanë vjedhur një sasi bizhuterish në një argjendari dhe më pas janë larguar me një motomjet.
Në vijim të veprimeve të pandërprera hetimore dhe kërkimeve intensive në terren, më datë 06.08.2026, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zgafnur, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike, një krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete e lyer me ngjyrë gri, dy maska silikoni, një palë doreza, si dhe veshje të tjera që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.
Gjithashtu, më datë 09.08.2026, në vendin e quajtur “Liqeni i Qinamit”, fshati Qinam, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një motomjet i cili dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”./Dosja.al
pamjet KSAMIL- Janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku 20 vjeçari francez Miguel Mendes u vra me thikë nga Sokrat Vata. N...
Protestat ne Tiranë TIRANË- Në kryeqytetin e Shqipërisë, recepsionistët e hoteleve bëjnë çmos për ...
Sokrat Vata KSAMIL- Sokrat Vata, autori i vrasjes së 20-vjeçarit francez, Miguel Mendes, rezulton të ketë një të ...
Projekti i Bankës Botërore për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri nuk arriti një pjesë t&e...
“Integrated Energy BV SPV”, shoqëria koncesionare e incineratorit të Tiranës, siguroi një fitim para taksave prej 792.3 milion...
Sokrat Vata KSAMIL- Personi që shihni në foto është Sokrat Vata, autori që vrau me thikë 21-vjeçarin po...
foto ilustruese KSAMIL- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në Ksamil. Bëhet me dije se viktima me origjinë franceze...
TIRANË- Sot mbahet protesta e 80-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
foto ilustruese TIRANË- Produktiviteti i punës pësoi në Shqipëri pësoi rënie vitin e kaluar, duke qëndruar në ...
foto ilustruese TIRANË- Pandemia Covid-19 duket se e ka shndërruar blerjen online nga një zgjedhje e pakicës në një zakon t&e...