8 May 2026, 07:20
Nga D.S
Foto ilustruese
Shqipëria dhe Serbia e udhëheqin rajonin për sa i përket përfaqësimit të grave në pozicione drejtuese, sipas të dhënave nga Eurofound (Fondacioni Europian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe të Punës).
Në këto dy vende, në Shqipëri rreth 33% dhe Serbi 35% e punonjësve raportojnë se kanë një grua si eprore, një shifër kjo që i përafrohet mesatares së vendeve të Bashkimit Europian dhe tejkalon ndjeshëm fqinjët e tjerë ballkanikë.
Ky nivel i drejtimit nga gratë tregon një pjekuri më të lartë të tregut të punës në drejtim të diversitetit gjinor, duke lënë pas modele më konservatore që dominonin në vitet e para të tranzicionit.
Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, kanë një prezencë më të ulët të grave në krye të bizneseve 28% dhe 32%. Edhe pse këto vende shfaqin një përpjekje për integrimin e grave në vendimmarrje, dominimi i burrave mbetet i lartë, me rreth 65-70% të pozicioneve menaxheriale të zëna prej tyre. Barrierat tradicionale janë ende prezente, por kanë filluar të lëshojnë rrugë përballë trendëve të reja të lidershipit.
Në fund të renditjes rajonale mbeten Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të cilat shënojnë nivelet më të ulëta të grave që drejtojnë bizneset në të gjithë kontinentin europian.
Në Bosnjë, shifra e eprorëve burra i kalon 75%, ndërsa në Kosovë ky dominim arrin kulmin me mbi 80%, duke e lënë përfaqësimin e grave në nivele minimale, rreth 15-18%. Këto të dhëna konfirmojnë një hendek të thellë gjinor në këto dy tregje pune, ku figura e “shefit” mbetet pothuajse ekskluzivisht mashkullore.
Mesatarja e Bashkimit Europian (EU) për sa i përket eprorëve burra luhatet rreth 64%, çka do të thotë se rreth një e treta e punonjësve në BE kanë një grua si shefe. Në rajon, Shqipëria dhe Serbia janë vendet e vetme që arrijnë të qëndrojnë shumë pranë ose brenda kësaj mesatareje, duke treguar një nivel konvergjence me praktikat europiane të lidershipit të drejtimit në ndërmarrje.
Vendet si Suedia me rreth 50% eprorë burra dhe 48% gra apo Finlanda, përfaqësojnë barazinë më të madhe gjinore në Europë.
Disa vende të rajonit tonë performojnë më mirë se disa anëtarë të vjetër të BE-së. Për shembull, Shqipëria dhe Serbia kanë një përqindje më të lartë të grave në pozicione drejtuese se sa Greqia, ku eprorët burra zënë rreth 72% apo Malta 73%./Monitor.al
gra shefe eurofund
Aktualitet
8 May 2026, 07:15
D.S
Foto ilustruese
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti ...
Aktualitet
7 May 2026, 23:48
SARANDË- Lulëzim Tabaku është autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit në Sarandë, 66-vjeçar Rexhep Ismaili.
N...
Aktualitet
7 May 2026, 23:24
E. D
SARANDË- Policia ka dhënë detaje lidhur me atentati në sarandë, ku viktimë mbeti 66-vjeçari, Rexhep Ismaili. Blutë b...
Aktualitet
7 May 2026, 23:12
E. D
Mirlinda Karçanaj, Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshë...
Aktualitet
7 May 2026, 23:00
E. D
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku mbeti i vrarë biznesmeni ...
Aktualitet
7 May 2026, 22:48
E. D
foto ilustruese
FUSHË-KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri me thika në pranë një mobilerie në Nik&eu...
Aktualitet
7 May 2026, 22:37
E. D
pamjet
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku vikti...
Aktualitet
7 May 2026, 22:34
E. D
pamjet
SARANDË- Policia ka blinduar Sarandën, në tentativë për të identifikuar dhe arrestuar autorët që kanë e...
Aktualitet
7 May 2026, 22:33
E. D
Rexhep Ismaili
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Sarand&e...
Aktualitet
7 May 2026, 22:26
E. D
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka folur lidhur me helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë në T...