21 July 2025, 07:20
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë se gratë, por kur bëhet fjalë për llojin e tyre janë gratë ato që kanë më shumë smartphone.
Kjo është një nga gjetjet interesante të raportit Global Findex 2025, publikuar këto ditë nga Banka Botërore, që mat përfshirjen financiare në 120 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.
Sipas të dhënave të mbledhura nga 1,000 intervista, 94% e burrave kanë një telefon celular, ndërsa tek gratë kjo përqindje është 92%.
Por ndarja bëhet më interesante kur analizohen llojet e telefonave që përdorin. Të paktën 77% e burrave kanë smartphone, ndërsa 17% përdorin telefona bazikë.
Ndërkohë, 81% e grave përdorin smartphone dhe vetëm 11% kanë telefona bazikë. Pra, edhe pse më pak gra në total kanë një telefon, ato që e zotërojnë kanë më shumë gjasa të përdorin një smartphone, krahasuar me burrat.
Raporti shpjegon se të rriturit janë pyetur nëse kanë telefon bazik apo smartphone. Ata që kanë deklaruar se kanë telefon bazik janë pyetur më tej nëse mund të përdorin WhatsApp në të.
Nëse përgjigja ka qenë “po”, atëherë telefoni klasifikohet si “feature phone”, një pajisje me më shumë funksione se telefoni bazik, por më pak se një smartphone.
Banka Botërore thekson se telefonat celularë dhe interneti janë tashmë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, në çdo cep të globit. Në vitin 2024, 86% e të rriturve në botë zotëronin një telefon celular.
“Për shumë njerëz, telefoni celular përdoret vazhdimisht – për thirrje, mesazhe, lexim lajmesh, pagesa, rrjete sociale, punë dhe kërkim informacioni. Me zgjerimin e teknologjive dixhitale, njerëzit, bizneset dhe institucionet po e rrisin gjithnjë e më shumë varësinë nga ndërveprimet online.
Kjo ka sjellë përfitime të qarta si reduktimi i varfërisë, rritja e konsumit dhe më shumë mundësi punësimi, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thuhet në raportin Global Findex 2025./MONITOR
Aktualitet
21 July 2025, 07:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Moti për territorin shqiptar këtë të hënë do të karakterizohet nga temperatura të lart...
Aktualitet
20 July 2025, 22:14
foto ilustruese
ATHINË- Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, ...
Aktualitet
20 July 2025, 22:06
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Një aksident i rëndë raportohet se ka nodhur ditën e sotme në në aksin Prishtinë-Pejë....
Aktualitet
20 July 2025, 21:45
E. D
foto ilustruese
HIMARË- Një qytetarë ka denoncuar se kush e privatizoi bazën ushtarake të Porto Palermos. Denoncimi i qyteta...
Aktualitet
20 July 2025, 21:37
E. D
Adil Veli
SARANDË- Personi që shihni në foto është 56-vjeçari Adil Veli, ish-efektivi i policisë që mbeti i plago...
Aktualitet
20 July 2025, 21:35
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtor...
Aktualitet
20 July 2025, 21:06
E.d
Foto ilustruese
KORÇË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe në zonën malore të fshatit ...
Aktualitet
20 July 2025, 20:33
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ato janë si qindra vajza e gra në botë që u premtohet një jetë më e mirë dhe q&eu...
Aktualitet
20 July 2025, 20:19
E. D
foto ilustruese
SARANDË- Policia ka dalë në një reagim zyrtar në lidhje me plagosjen në Sarandë. Sipas njoftimit t&...
Aktualitet
20 July 2025, 20:02
E. D
pamje nga sherri ne ksamil
KSAMIL- Albert Pashaj, pronari i hotelit në Ksamil i cili u dhunua dje me sende të forta tha përmes një int...