19 September 2026, 07:41
Nga I.A

GREQI- Greqia ka në plan të ripopullojë zonat e banuara përgjatë kufirit me Shqipërinë, për të luftuar fenomenin e reduktimit të popullsisë me një paketë financiare deri në 10,000 euro për familje dhe paradhënie prej 50%. Sipas mediave greke, pjesë kyçe e këtij plani janë bashkitë e Sulit dhe Filatit në Thesproti, si dhe ato të Pogonit e Konicës pranë Janinës, që historikisht kanë qenë të populluara edhe nga çamët, të cilët u dëbuan masivisht drejt Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Për shkak se këto treva hyjnë te zonat e izoluara malore që u braktisën ndër vite, projekti parashikon edhe investime të drejtpërdrejta në infrastrukturë, përfshirë hapjen e kopshteve, shkollave dhe klinikave shëndetësore. Programi synon zbutjen e dyndjes drejt metropoleve dhe krijimin e mundësive të reja në zonat e braktisura. Aplikimet nisin në tetor.
Përfitues është kushdo që jeton dhe punon me dokumente të rregullta në Greqi, përfshirë nomadët digjitalë, pasi kushti i një parakontrate pune është hequr. Veç brezit kufitar me Shqipërinë, projekti përfshin edhe rajone të tjera përgjatë kufijve me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.
Plani fillestar nisi me ripopullimin e ishullit të largët të Kastellorizos, ku Athina synon të fuqizojë pretendimet e saj sovrane dhe të sigurojë zonat vitale ekonomike detare në Mesdheun Lindor mes tensioneve me Turqinë, duke garantuar një prani të vazhdueshme civile e ushtarake./Dosja.al
greqia
Aktualitet
19 September 2026, 07:38
I.A
TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me...
Aktualitet
18 September 2026, 22:50
E. D
TIRANË- Jemi në Tiranë, në rrugën e Durrësit, aty ku një apartament është kthyer në “mollë sherri...
Aktualitet
18 September 2026, 22:31
E. D
TIRANË- Historia që do t’ju tregojmë kalon çdo kufij të imagjinatës. Se unë, kur e plas bombën, e plas. &...
Aktualitet
18 September 2026, 22:28
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e mbylli edhe këtë javë në rënie. Sipas kursit zyrtar t&eum...
Aktualitet
18 September 2026, 22:18
E. D
TIRANË- Në shumë raste, ndarja e një çifti me fëmijë të mitur shoqërohet me konflikte, përplasje e drama q...
Aktualitet
18 September 2026, 21:57
G.M
Pamje nga marshimi
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur protestën e 111-të kundër qeverisë, ndërsa kanë kë...
Aktualitet
18 September 2026, 21:57
Edona Gashi
Historia jeme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nis para se unë me dit me fol.
Isha vetëm katër vjeçe kur baba...
Aktualitet
18 September 2026, 21:56
E. D
TIRANË- Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E c...
Aktualitet
18 September 2026, 21:54
Brunela Mërtiri
Mirëmbrëma.
Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “gjenerata Z”. Kjo &eu...
Aktualitet
18 September 2026, 21:25
E. D
PRISHTINË- Për të tretën natë radhazi, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu&rd...