18 May 2024, 18:48
Nga r.ll
artan hoxha
TIRANË -Gazetari Artan Hoxha ka komentuar megaoperacionin e SPAK, që lëshoi rreht 50 urdhërarreste dhe u goditën shtatë grupe të strukturuara kriminale.
Hoxha tha në News24 se grupet kriminale në një moment kanë nisur të kuptojnë se kishte operacion dhe janë vënë në alarm. Sipas tij, kjo mund të jetë arsyeja se përse shumë persona që kërkoheshin nga SPAK mund të jenë arratisur.
Hoxha përmendi disa nga grupet kriminale më të "famshme" dhe tha se kanë pasur gjithashtu edhe lidhje politike.
"Operacioni ka qenë i madh, shtrirë në disa vende të Shqipërisë, por janë përfshirë edhe policitë e shteteve europiane. Operacioni ka qenë sfidë për institucionet tona. Janë sekuestruar 4.5 milionë euro. Do të ketë zhvillime të reja për këtë operacion. Janë 4 procedime, që janë bashkuar. Janë katër dosje të mëdha dhe janë mbledhur në një procedim të vetëm. Më 10 maj, SPAK ka dorëzuar kërkesat për 49 urdhër-arreste.
Grupet kriminale janë vënë në alarm sepse po kuptonin se po bëhej operacion i madh. Kjo mund të jetë arsyeja e arratisjeve. Arben Ndoka familjen e vet e ka dërguar në Itali, ka qenë edhe në Dubai. Kemi grupin e Shijakut, ku janë Avdylët. Kemi në Durrës Plarent Dervishin, Lulzim Berishën, po aty përmendet edhe rasti i Indrit Dokles dhe një grupi të tij. Kemi Shkozetin, kemi Lezhën, Shkodrën, Niklën, Kurbinin, Fushë Krujën. Për Shkozetin, ky grup është ndër grupet më të rrezikshme në vend. Aty janë gjetur edhe paratë dhe kishte banesa, që kishin edhe kamera.
Kemi edhe Sukthin, ku u identifikua edhe grupi i Pojës ose grupi i Troplinëve. RENEA e ka rrethuar zonën 24 orë, është menduar se mund të ketë edhe rezistencë. Grupi i Shkozetit ishte një grup që nuk i përmendej emri, por ndoshta edhe për faktin se nuk i gjendeshin prova. Përplasja mes grupit të Tiranës dhe Shkozetit ka qenë tragjike. Grupi i Shkozetit ka rezultuar i fuqishëm dhe kjo nënkupton se ky grup ishte i fuqishëm. Grupi i Shkozetit është bërë i njohur për shkak të vrasjes së Edison Harizajt dhe ekzekutimit të Edmond Çekiçit dhe më pas nisi përplasja me Ervis Martinajn. Janë grupe që kanë pasur edhe lidhje politike.", tha Hoxha.
artan hoxha operacioni i spak
Aktualitet
18 May 2024, 18:39
r.ll
Foto ilustruese
DHËRMI- Pronari i një hoteli në Dhërmi dhe dy punonjës kanë përfunduar në spital pasi kanë r&e...
Aktualitet
18 May 2024, 18:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem...
Aktualitet
18 May 2024, 18:00
r.ll
arben ndoka
TIRANË- Janë zbardhur detaje lidhur me operacionin e SPAK, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste dhe janë goditur sht...
Aktualitet
18 May 2024, 17:41
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Plagoset shoferi i një betoniereje pasi kjo e fundit doli nga rruga. Mësohet se betonierja e një firme ndë...
Aktualitet
18 May 2024, 17:26
r.ll
liqeni i tiranes
TIRANË- Një turist polak ka rrezikuar të mbytet dhe është nxjerrë në gjendje të rëndë ng...
Aktualitet
18 May 2024, 17:14
r.ll
pasurite e sekuestruara
TIRANË- Shtatë grupe kriminale janë goditur në kuadër të një operacioni të SPAK, ku gjithas...
Aktualitet
18 May 2024, 16:57
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Tre të moshuar kanë rënë pre e një grabitjeje të pamëshirshme në Arkadia të Greqisë...
Aktualitet
18 May 2024, 16:42
r.ll
alba dhe edlira
TIRANË- Ditën e nesërme në tarracën e Bashkisë Tiranë, do të martohen dy vajzat Edlira dhe Alb...
Aktualitet
18 May 2024, 16:15
r.ll
pamje nga sekuestrimet
TIRANË- SPAK ka reaguar pak më herët me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e kryer në qytetet kr...
Aktualitet
18 May 2024, 15:53
r.ll
henerigert mitri, spak
TIRANË- SPAK ka reaguar pak më herët me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e kryer në qytetet kr...