LIVE UPDATES
Aktualitet

Grupi “Çopja” futi euro e paund në Shqipëri me valixhe me rrota. Dy drejtorë policie në Elbasan e Tiranë u kapën për letrat e OFL-së

Ndërkohë një shifër marramendëse financiare grupi e shpenzonte për të kryer vrasje me pagesë, blerjen e armëve moderne dhe një seri apartamentesh në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, me qëllim krijimin e tyre si baza vend-strehuese të anëtarëve që dilnin në kërkim, përfshirë këtu dhe Talo Çelën. Ndërkohë një shifër marramendëse financiare grupi e shpenzonte për të kryer vrasje me pagesë, blerjen e armëve moderne dhe një seri apartamentesh në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, me qëllim krijimin e tyre si baza vend-strehuese të anëtarëve që dilnin në kërkim, përfshirë këtu dhe Talo Çelën.

31 August 2024, 09:41 Nga Elton Qyno
Grupi “Çopja” futi euro e paund në Shqipëri me
Franc Çopja

TIRANË- Miliona euro kanë hyrë në Shqipëri përmes pikave kufitare, të cilët rezultojnë të dërguara nga Dubai përmes valixheve me rrota. Shumat financiare janë investuar më pas në biznese të ndryshme duke u “tretur” në industrinë e ndërtimit në Tiranë, biznesin e shitjes dhe dhënies me qëra të makinave, në blerjen e apartamente, vilave luksoze në komplekse moderne si “Mandarine Drive” në Lundër të Tiranës, hotel “Domus”, lokale, e deri në investime në bizhuteri, makina luksoze duke blerë lingota floriri dhe Ar.

Ndërkohë një shifër marramendëse financiare grupi e shpenzonte për të kryer vrasje me pagesë, blerjen e armëve moderne dhe një seri apartamentesh në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, me qëllim krijimin e tyre si baza vend-strehuese të anëtarëve që dilnin në kërkim, përfshirë këtu dhe Talo Çelën.

Valixhet emetoheshin me një postcode dhe më pas priteshin në aeroporte ku më tej tërhiqeshin nga njerëz të organizatës, duke i shpërndarë më tej në linjat respektive sipas direktivave që jepte nga Dubai, Franc dhe Hajdar Çopja alias Bako.

Sipas SPAK, njerëzit që maskoheshin si tregtarë dhe biznesmenë por të përfshirë në pastrimin e parave të vëllezërve “Çopja”, janë Talo Çela, përmes gruas dhhe vajzës së tij, kushëriri i tij Armis Stafa, Rexhino Doçi, Klajdi Merkaj, Arben Lamçja, Maklen Mici, Bashkim Lika dhe biznesmeni i ndërtimit në Elbasan, Arjan Ormenaj.

Në një bisedë të zhvilluar në muajin Maj 2020 i hetuari Klajdi Merkaj i kërkon Franc Gergely që t’i ndajë në 3 pjesë shumat monetare dhe të tri pjesët të jenë në një valixhe me rrota që të jenë më praktike në lëvizje.

Gjatë kësaj bisede Merkaj i tregon Franc Çopja postcodet e valixheve NË22HR.

Një praktikë e tillë ka ndodhur në dhjetëra raste, ku në Shqipëri kanë hyrë sasitë e eurove.

Pesë ditë më vonë nga kjo bisedë në 27 Maj 2020 Klajdi Merkaj bisedon me Franc Çopjan, lidhur me masat e ndërmara për bllokim pasurie në bazë të Operacionit Forca e Ligjit, ku në këtë bisedë kuptohet se grupi ka bllokuar dy drejtorët e policisë, Elbasan dhe Tiranë.

Merkaj flet me Francin, duke e informuar atë se për punën e OFL-së ka takuar Drejtorin e Elbasanit dhe Tiranës, të cilët e kanë siguruar se nuk kanë asgjë me emrin e Franc Çopja, madje e njohin si person që punon jashtë dhe, sipas tyre, nuk është problematik.

Qëllimi i kapjes së dy drejtorëve të policisë ka qenë për ndërmarrjen e asnjë procedure hetimore apo dërgimi formulari për deklarim pasurie, lidhur me pronat që gëzonin në Tiranë dhe Elbasan dy vëllezërit “Çopja”.

Ndërkohë në 30 Maj 2020, Klajdi Merkaj informon Franc Çopjan se e mori shtëpinë. Më pas Klajdi Merkaj i kërkon Franc Çopjas që shtëpinë ta hedhë në emër të një personi të tretë dhe sipas tij e mira e kësaj shtëpie është se është blerë me kontratë të brendshme dhe jo me noteri.

Në vijim, Klajdi Merkaj i shkruan Franc Çopja se do bëhet revokim kontrate.

Përmbajtja e mesazhit që Klajdi Merkaj i dërgon shtetasit Franc evidentohet kështu:

"…ti hidhet në emër direkt personit dhe vlera bëhet minimale 50.000 € po “ok” shpia kur të duhet për tu fut…?".

Në vijim, të komunikimeve ndërmjet tyre, Klajdi Merkaj i dërgon Franc Çopjas një armë automatike e cila nga biseda kuptohet se është e llojit “Glock”.

Më pas, Klajdi Merkaj i rikujton Franc Çopja se duhet të gjejë një emër personi, tek i cili do jetë pronësia e shtëpisë së blerë nga Franc Çopja për shtëpinë dhe se në kontratë duhet të shënohet minimum 55 Euro.

Më datën 23 qershor 2020 Klajdi Merkaj i dërgon Franc Çopja postcodin me numër NË37SD, të valixheve të tjera. Po më datën 27 qershor 2020, Klajdi Merkaj i dërgon Francit, postcodin me numër LU13LZ.

Më pas, Klajdi Merkaj në bisedë me Francin, jep detaje se janë 2.5 dhe se personi nuk arriti t’i mblidhte në kohë ku dyshohet se bëhet fjalë për transportim të vlerave monetare.

Gjithashtu në bisedën e 27 qershorit 2020, Klajdi Merkaj e falënderon Franc Çopja për dhuratën e ditëlindjes edhe pse e ka nesër. Në bisedë e sipër Klajdi Merkaj i dërgon Francit postcodin e një valixhe tjetër me rrota B152GJ dhe e informon se në orën 15:00 me të tyren (Angli) do jenë gati.

Përmbajtja e mesazhit që Klajdi Merkaj i dërgon Francit: "…B152GJ në orën 15:00 me të tyren janë gati atje është ok…? Ok…". USA.

Më pas, Klajdi Merkaj në bisedë me Franc Çopjan jep detaje se ato që janë dërguar janë 50 (50.000 Euro/Paund) dhe se janë të ndara 1.000, ndërsa për të tjerat shkruan se kanë qenë 1000 dhe të ndara në tufa 10 mijë euro.

Më 14 Gusht 2020 Klajdi Merkaj bisedon me Franc Çopjan, të cilit i shpjegon se po interesohet të investojë në ndërtimin e një kompleksi banimi, sa dyfishi i atij që ka ndërtuar më parë si dhe një pallati në Tiranë.

Më pas, Klajdi Merkaj i tregon Franc Çopjas se kanë diskutuar për të dy vendet e ndërtimit dhe kanë marrë “…ok…”.

Gjithashtu, Klajdi Merkaj i thotë Franc Çopjas se tani janë në pritje të bëjnë blerjet e pronave, por për momentin nuk janë mirë me gjendjen e parave “..cash…” dhe i kërkon Francit që ta ndihmojë me një vlerë monetare “…cash…” prej 1.500.000 Euro.

Pamje, ish-vila "Gjuta" në Tiranë


Nga bisedat e zhvilluara ndërmjet tyre, Klajdi Merkaj ndër të tjera informon Francin për ndërtimin hap pas hapi të kompleksit të banimit duke i dërguar edhe foto.

Përmbajtja e disa prej mesazheve që Klajdi Merkaj i dërgon Francit më 19 Gusht 2020 Klajdi Merkaj e pyet Francin, nëse ka nisur gjë poshtë (shuma monetare) dhe më pas i shkruan Francit se nuk i duhen urgjent.

Nga bisedat evidentohet se, për Klajdi Merkaj rëndësi ka dakortësia e Francit dhe se tani mund t’i karikojë personat me kapar financiar duke synuar blerjen e pronave.

Klajdi Merkaj, i shkruan Francit se takimi me B-në, Arben Lamçja ishte i rëndësishëm pasi jep mundësi të shikoj gjëra sa më të mëdhaja.

Pastrim të parave Franc Çopja ka kryer edhe përmes shtetasit Rexhino Doçi, i cili ka marrë një lokal me qira përballë fakultetit të Drejtësisë në Tiranë.

Lokali është marrë me qira tek shtetësja M.L, për një periudhë 8 vjeçare është planifikuar të paguhet 70 mijë euro qira.

Ndërkohë janë dhjetëra raste kur Rexhino Doçi ka kryer tërheqjen e më shumë se 1.5 milion euro cash nga persona të ndryshëm në Tiranë dhe Durrës, para këto që ishin në qarkullim nga Franc Çopja.

Një tjetër rast dhe person që pastron para për Franc Çopjan është kushëriri i tij, Armis Stafa.

Evidentohet se Armis Stafa ka marrë përsipër dhe ka kryer veprime aktive nëpërmjet shitjes dhe blerjes së automjeteve me qëllim pastrimin e produkteve të veprës penale për llogari të Franc Çopjas.

Në 14 korrik 2023 ka dhënë shpjegime për këtë biznes dhe Erion Alibej një i arrestuar se ka porositur vrasje me pagesë, duke deklaruar në lidhje me asetet dhe pasuritë e vëllezërve Çopja. Ndër të tjera ai ka deklaruar se:

“...Kanë një biznes, pikë shitjesh dhe dhëniesh makinash me qira në aksin Elbasan-Metalurgji, por personi që me letra ka në pronësi këtë biznes e ka emrin Armi, mbiemrin nuk ia di, por di që e ka shtëpinë tek kryqëzimi i Cërrikut, tek lagjia "Gjurma e Mushkës”, dhe di që është kushëri i afërt me vëllezërit “Çopja”, sepse e ëma e vëllezërve Çopja me mamanë e Armit janë vajza tezeje...”.

Po ashtu Alibej ka treguar dhe për disa biznese të tjera, duke përfshirë dhe rastin e dy vilave të blera në zonën e pas TEG-ut.

Armis Stafa merret në Elbasan me shitjen e makinave të shtrenjta, për llogari të Franc Çopjas. Del qartë nga bisedat se për çdo veprim komunikon me Franc Çopjan, i cili është pronari real i mjeteve.

Po ashtu Armis Stafa, e këshillon Franc Çopjan për veprime financiare në funksion të pastrimit të produkteve të veprës penale. Për çdo makinë që shitet në këtë biznes Armis, pyet Francin lidhur me çmimin përfundimtar./OraNews

franc copja

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin