2 May 2023, 20:31
Nga I.A

SHBA- Kombet e Bashkuara do të qëndrojnë në Afganistan për të ofruar ndihma për miliona afganë të dëshpëruar, por fondet po shterojnë, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Guterres foli pas një takimi të përfaqësuesve të më shumë se 20 vendeve në Doha të Katarit për të diskutuar një qasje të përbashkët ndërkombëtare ndaj Afganistanit. Ai tha se shqetësimet për stabilitetin e vendit po rriten.
"Ne qëndrojmë (në Afganistan) dhe jemi të vendosur të kërkojmë kushtet e nevojshme për të vazhduar... pjesëmarrësit ranë dakord për nevojën për një strategji angazhimi," tha Guterres.
“Urdhëri i talibanëve që ia ka ndaluar grave afgane punën në OKB ishte një shkelje e të drejtave të njeriut.Ne kurrë nuk do të heshtim përballë sulmeve të pashembullta sistematike ndaj të drejtave të grave dhe vajzave”, tha ai.
Guterres theksoi se takimi nuk kishte për qëllim njohjen e administratës së talibanëve - gjë që asnjë vend nuk e ka bërë zyrtarisht ende.
Ai tha se ishte i hapur për të takuar zyrtarë talibanë kur do të jetë momenti i duhur për ta bërë këtë, por sipas tij “sot nuk është momenti i duhur".
Administrata talibane thotë se respekton të drejtat e grave në përputhje me interpretimin e tyre të ligjit islamik dhe se territori i Afganistanit nuk do të përdoret për militantizëm ose dhunë kundër kombeve të tjera.
Marrë nga REL
antonio guterres okb
Bota
2 May 2023, 20:27
a.l
Khader Adnan
PALESTINË- Mustafa Barghouti, Sekretari i Përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare Palestineze (PNI), e ka quajtur ...
Bota
2 May 2023, 20:15
a.l
Khader Adnan
PALESTINË- Khader Adnan u arrestua 12 herë dhe kaloi rreth tetë vjet në burgjet izraelite, shumica e të cilave në...
Bota
2 May 2023, 19:46
a.l
Josep Borrell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka dalë me një deklarat&e...
Bota
2 May 2023, 19:31
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Më datë 6 maj do të zhvillohet ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III. Lista e t&eum...
Bota
2 May 2023, 19:14
I.A
Ivy Webster
SHBA- Shtatë trupa janë gjetur në një pronë në një qytet të vogël në Oklahoma gjatë nj&e...
Bota
2 May 2023, 19:10
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- Pak pas nisjes së takimit, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç miratuan pik&...
Bota
2 May 2023, 18:52
a.l
Takimi në Bruksel
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë mira...
Bota
2 May 2023, 18:35
a.l
Gabriel Escobar
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar paraprakisht takimin me të dërguarin e posaçëm të...
Bota
2 May 2023, 18:28
I.A
Prokuroria Speciale e Kosovës
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit me iniciale D.R nën dyshimet...
Bota
2 May 2023, 18:23
a.l
Foto ilustruese
PORTUGALI- Autoritetet portugeze kanë sekuestruar 4.2 ton kokainë e paketuar mes bananeve në një anije mallrash m...