18 October 2022, 23:07
Nga DOSJA
Rinas
TIRANË- Tre rastet e trafikut të kanabisit nga aeroporti i Rinasit drejt atij të Stambollit të kapura nga polica Turke dëshmuan se kontrollet në aeroportin e Tiranës nuk ishin të mjaftueshme. Pas arrestimit të 3 shqiptarëve, mes tyre dhe polici i rrugores Florenc Biçeri dhe 2 turqve të cilët trafikuan drogë me valixhe e çanta autoritetet shqiptarë kanë marrë masa konkrete për rritjen e sigurisë në aeroport dhe parandalimin e Trafikut të drogës.
Top Channel mëson se kontrolli i bagazheve dhe vëzhgimi i skanerit nuk do të bëhet si deri më tani vetëm nga siguria e aeroportit por nga një grup i përbashkët pune ku do të përfshihet edhe policia kufitare dhe autoriteti doganor.
Përveç ndryshimeve në mënyrën e punës ngarkesat e drogës të kapura në Turqi kanë vënë në lëvizje dhe autoritetet shqiptare që operojnë në aeroport. Agjencia e mbikëqyrjes policore po verifikon punonjësit e policisë që kanë qenë në detyrë në datat kur kanë kaluar ngarkesat. Përgjegjësia më e madhe është e punonjësve të sigurisë së aeroportit të cilët kanë përgjegjësi direkte në kontrollin e bagazheve. Burimet thonë se njëri prej tyre është pezulluar ndërsa verifikimet kane nisur për 70 të tjerë
Për 3 rastet e trafikut policia shqiptare po bashkëpunon me atë turke për të gjetur përgjegjësit. Top Channel mëson se nga verifikimet e kryera në Rinas ka rezultuar se skaneri i ka dedektuar ngarkesat me drogë por punonjësit e sigurisë i kanë kaluar pa ushtruar kontroll.
Marrë nga TOPCHANNEL
rinas trafiku i kanabisit
Aktualitet
18 October 2022, 22:11
Foto Ilustruese
TIRANË- Pandemia ndikoi në rritjen e numrit të aborteve spontane. E ndërsa abortet në tërësi kanë n...
Aktualitet
18 October 2022, 21:46
Denoncimi në Fiks Fare
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal me lejet e shfrytëzimit të plazh...
Aktualitet
18 October 2022, 21:36
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Brendshme angleze “Home Office” ka nisur të aplikojë një qasje të re ndaj&nbs...
Aktualitet
18 October 2022, 21:26
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
GREQI- Një grup i strukturuar kriminal është shkatërruar nga Policia greke. Grupi kishte lejuar kalimin...
Aktualitet
18 October 2022, 21:27
Këshilli i Lartë Gjyqësor
TIRANË- Më 12 tetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i mbylli sërish dyert e seancës ...
Aktualitet
18 October 2022, 21:21
F.M
Jani Kola
TIRANË- Jani Kola ishte 18 vjeç kur nisi punën për mbushjen me gurë të një burimi me ujë të krista...
Aktualitet
18 October 2022, 21:08
Personi që flet
SARANDË- Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk kanë të sosur. Një djalë n...
Aktualitet
18 October 2022, 20:13
F.M
Sandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi është përlotur teksa fliste...
Aktualitet
18 October 2022, 20:08
F.M
Lumturi Zeqja
LONDËR- Personi që po shikoni në foto është Lumturi Zeqja, 27-vjeçari shqiptar që u vra me thikë nj...
Aktualitet
18 October 2022, 20:05
Martina Pajollari
TIRANË- Dëshmia e Bleti Angjos, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Martin Çeços ...