2 March 2024, 15:42
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin e arsyetuar për ankesën e banorëve të Dibrës mbi ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Gjykata Kushtetuese thotë se kërkuesit nuk kanë arritur të përcaktojnë cenimin e identitetit kombëtar, në drejtim të trashëgimisë kulturore dhe pasurore, si dhe të së drejtës për një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm në këndvështrim të standardeve ndërkombëtare të pranuara nga shteti shqiptar. Për këtë arsye, anëtarët e Gjykatës vlerësojnë se ligji, objekt shqyrtimi, është ende në fazën e parë të zbatimit të tij, që përfshin aktivitetet paraprake të punës në lidhje me projektimin dhe ndërtimin e HEC-it të Skavicës.
Ndaj, në këtë fazë sipas Kushtetueses, banorët nuk kanë arritur të provojnë cenimin e këtyre të drejtave. Ashtu siç ka dalë edhe më herët, i vetmi argument i banorëve që është pranuar nga Gjykata Kushtetuese, është mungesa e konsultimit publik të qeverisë me banorët, duke theksuar se është bërë në shkelje të së drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij. Gjykata thekson detyrimin që kanë autoritetet publike të përfshira për të zbatuar nenin 8 të Konventës së Aarhusit për të garantuar pjesëmarrjen e publikut gjatë gjithë fazave të procesit të projektimit dhe ndërtimit të projektit të HEC-it të Skavicës, si dhe për të marrë në konsideratë rezultatet e procesit të informimit për mbrojtjen e mjedisit, për aq sa është e mundur.
“Në këtë drejtim, Gjykata thekson rëndësinë e ushtrimit efektiv të së drejtës për të marrë informacion të plotë, në veçanti nga publiku që rrezikon të preket nga realizimi i projektit, për të dhënat që do të mblidhen në përfundim të fazës së parë nga autoritetet e përfshira; aktet e hartuara deri tani; veprimtaritë konkrete të realizuara dhe që priten të realizohen; natyrën e vendimeve të marra ose që mund të merren dhe autoritetin publik përgjegjës për marrjen e tyre; procedurën e parashikuar për masat që do të ndërmerren; kohën dhe vendin e mbledhjeve publike dhe mundësinë e publikut për të marrë pjesë; studimet e kryera dhe raportet e hartuara; gjetjet në lidhje me efektet e mundshme të projektit; masat e parashikuara për pakësimin e këtyre efekteve; vendimmarrjen në lidhje me projektin dhe arsyet mbi të cilat është bazuar kjo vendimmarrje, si dhe në lidhje me vijueshmërinë e fazës së dytë të projektit”, thuhet në vendim.
skavica gjykata kushtetuese
Aktualitet
2 March 2024, 15:12
M.B
Florian Taçi
GJIROKASTRA- Ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi mbetet në burg pasi gjykata ka vendosur...
Aktualitet
2 March 2024, 14:47
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim u arrestua në Korçë. Majerdi Meko ësht&eu...
Aktualitet
2 March 2024, 14:35
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një 25-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u përfshi në një aksident ditën e dj...
Aktualitet
2 March 2024, 14:21
M.B
Florjan Arapi
TIRANA- Bujar Spahiu u rikonfirmua si kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Spahiu mori 82 vota nga 92 antar&e...
Aktualitet
2 March 2024, 13:46
M.B
Operacioni
TIRANA- Dy persona janë arrestua pasi kanë tentuar të vjedhin një banesë në fshatin Prush të Tiranë...
Aktualitet
2 March 2024, 13:27
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Paraditen e sotme, në zonën e Kozanit, pranë kufirit greko-shqiptar është ndaluar një automjet t...
Aktualitet
2 March 2024, 13:18
M.B
Familja Meta
DURRËS- Policia e Durrësit ka vendosur të kryejë 2 eksperimente hetimore, për të hedhur dritë mbi mekanizmi...
Aktualitet
2 March 2024, 13:07
M.B
Bujar Spahiu
TIRANA- Bujar Spahiu u rikonfirmua si kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Spahiu mori 82 vota nga 92 antarë t&...
Aktualitet
2 March 2024, 12:49
M.B
Bujar Çela
TIRANA- Deputetë socialistë, Fadil Nasufi, Laert Duraj dhe Çim Hysa shkuan sot në spitalin e Traumës n&eu...
Aktualitet
2 March 2024, 12:37
M.B
Roland dhe Elidon Hoxha
LUSHNJE- Në Stan Karbunarë të Lushnjës janë hapur dyert e mortit për Roland dhe Eldion Hoxhën, b...