3 March 2025, 13:44
Nga M.B
Jetmir Llani
KURBIN- Jetmir Llanaj i shpallur në kërkim për gjobvënie ndaj bizneseve ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit. Llani ka qenë i dënuar dhe për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llani. Jetmir Llani u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa mësohet se prej disa muajsh ka kryer dënimin dhe ndodhej në liri.
Dënimi për vrasjen
Përplasja e ndodhur në verën e vitit 2012 ndërmjet familjeve Shkreta dhe Llani, coi në vrasjen e Indrit Llanit dhe në nisjen e hasmësisë mes dy fiseve. Jetmir Llani humbi djalin e tij të vogël, Indritin, ndërsa i vëllai u plagos kur mesditën e 5 qershorit djaloshi së bashku me të vëllanë, kushërirën, nënën e tij dhe xhaxhanë po udhëtonin me makinë.
Vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta akuzoheshin se i kishin dalë para makinës dhe kishin qëlluar me breshëri automatiku. Pak ditë më vonë policia arrestoi autorët, ndërsa më 19 korrik 2012 plumbat i morën jetën Mark Shkretës, 71 vjeç babait të vëllezërve Altin dhe Vladimir.
Vrasja u shënua në rrugën Hoxha Tahsim në Tiranë dhe policia akuzoi Jetmir Llanin si autorin e dyshuar. Jetmir Llani dhe vëllai i tij Muharrem Llani u dënuan me nga 25 vite burg. Jetmir Llani ka qenë i dyshuar edhe për atentatin në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit, ndaj Gentian dhe Emanuel Shkretës, djemve të 71-vjeçarit të ekzekutuar, Mark Shkreta. Ngjarja ndodhi në nëntor 2012, ndërsa humbi jetën Gentian Shkreta.
jetmir llani
Aktualitet
3 March 2025, 13:31
M.L
Foto ilustruese
KOSOVË- Policia ka zbardhur më shumë detaje lidhur me rastin e vdekjes së Mentor Palokajt, vëllait të Unikkat...
Aktualitet
3 March 2025, 13:36
B.Z
Efektivët
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë "arrest me burg", për tre ish-efektivë...
Aktualitet
3 March 2025, 13:13
M.B
Personat e përfshirë
TIRANA- Detaje të tjera janë zbardhur nga operacioni i dy ditëve më parë ku u lëshua...
Aktualitet
3 March 2025, 12:50
B.Z
Policia
KRUJË - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Krujë. Një 45...
Aktualitet
3 March 2025, 11:55
I.A
Adriana Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Apelimit ne Partine Demokratike, Adriana Kalaja, ka denoncuar sot nga SPAK, një aferë korruptive të ...
Aktualitet
3 March 2025, 11:47
I.A
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka kryer asnjë verifikim për një skemë të dyshuar kontrabandimi të qin...
Aktualitet
3 March 2025, 11:35
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka caktuar vazhdimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për 30-vjeçarin...
Aktualitet
3 March 2025, 11:18
I.A
SPAK
TIRANË- Pjestarët e stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë paraqitur ditën e sotme në...
Aktualitet
3 March 2025, 10:01
B.Z
Ekstradim
TIRANË - Një 30-vjeçar i akuzuar për prodhim të lëndëve narkotike, është ekstraduar nga Madridi n&...
Aktualitet
3 March 2025, 09:33
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 45-vjeçar i dënuar në Itali për disa vepra penale është arrestuar nga Policia në...