16 August 2026, 14:00
Nga E.d
Devi Kasmi dhe Aurel Hoxhallari
TIRANA- Autoritetet rumune kanë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë Aurel Hoxhallarin, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Me 29 janar të vitit 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, Hoxhallari në bashkëpunim me një shtetas grek dhe shtetas të tjerë, të organizuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, kanë vrarë me armë zjarri Devi Kasmin. Në banesat e tyre, Policia sekuestroi 9 armë zjarri, 130 kg lëndë narkotike (kanabis), si dhe një numër të madh bimësh kanabisi.
Njoftimi i policisë:
Në Rumani, autoritetet rumune kanë bërë arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. H., 49 vjeç, lindur në Tiranë. Shtetasi A. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Më datë 29.01.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, dyshohet se shtetasi A. H., në bashkëpunim me një shtetas grek dhe shtetas të tjerë, të organizuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar D. K. Në banesat e tyre, Policia sekuestroi 9 armë zjarri, 130 kg lëndë narkotike (kanabis), si dhe një numër të madh bimësh kanabisi. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë dhe rumunë, vijon veprimet për finalizimin e procedurave për ekstradimin e këtyre shtetasve.
Si ndodhi krimi në Tiranë?
Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, shtinë mbi 41-vjeçarin, duke e lënë të vdekur. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre. Identifikimi i Eftimiut u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet.
Porositës i vrasjes është Aurel Hoxhallari. Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale Hoxhallari ka paguar për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek./Dosja.al
aurel hoxhallari devi kasmi vrasje
Aktualitet
16 August 2026, 13:31
E.d
Pamje
SARANDA- Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur në pranë ambienteve të “Orange Club” në Sarandë, për ...
Aktualitet
16 August 2026, 13:16
E.d
Pamje nga arrestimi i Poli Boriçi
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku autor...
Aktualitet
16 August 2026, 12:40
E.d
Pamje
KRUJA- Pamjet nga vendi i shpërthimit me lëndë plasëse në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ku shënjes...
Aktualitet
16 August 2026, 12:30
E.d
Pamje
SARANDA- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme restorantin e “Mesopotam A...
Aktualitet
16 August 2026, 12:21
E.d
Hotel "Brooklyn" në Vlorë
VLORA- Identitetet e gjashtë personave që mbetën të lënduar nga zjarri i cili përfs...
Aktualitet
16 August 2026, 12:09
E.d
Hotel "Brooklyn" në Vlorë
VLORA- Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu hotel "Brooklyn" në Vlorë g...
Aktualitet
16 August 2026, 11:49
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka dhunuar brutalisht partneren e tij, e cila ...
Aktualitet
16 August 2026, 11:31
E.d
Ylli Zalla
KRUJA- Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi ditën e sotme në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, n&eu...
Aktualitet
16 August 2026, 11:02
E.d
Luan Kapaj
VLORA- Zjarrfikësi Luan Kapaj ka folur për zjarrin i cili përfshiu orët e para të mëngjesit hotelin...
Aktualitet
16 August 2026, 10:44
E.d
Foto ilustruse
KRUJA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Kruj...