3 August 2026, 13:19
Nga G.M
Foto ilustruese
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar, i dyshuar si autor i gjashtë rasteve të vjedhjeve dhe tentativave për vjedhje të kryera gjatë muajit korrik të këtij viti.
Operacioni i koduar “July” u finalizua pas hetimeve të specialistëve për Hetimin e Krimeve, të cilët identifikuan autorin e dyshuar, 44-vjeçarin me iniciale I.D., banues në Durrës.
“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të kryera gjatë muajit korrik 2026, si dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi:
-I. D., 44 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 14.07.2026 – 24.07.2026, ka vjedhur një motoçikletë, një çantë me sende personale dhe një protofol, ka vjedhur para dhe materiale në dy subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme“, njofton policia./Dosja.al
policia e shtetit
Aktualitet
3 August 2026, 13:07
E. D
pamjet
FINIQ- Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë mbi vendin e quajtur Matomare, në terr...
Aktualitet
3 August 2026, 12:35
G.M
Policia e Kosovës qëndron pranë një vendi të dyshuar si varrezë masive, të zbuluar rishtazi në fshatin Kalludër, ...
Aktualitet
3 August 2026, 12:18
E. D
HIMARË- Djali i Geront Çelës, pronarit të ‘Brunes’, Bruno Çela, është një prej katë...
Aktualitet
3 August 2026, 12:19
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident zinxhir është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Du...
Aktualitet
3 August 2026, 11:54
E. D
banoret ne proteste
RROGOZHINË- Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë kanë bojkotuar këtë të hënë pun&eum...
Aktualitet
3 August 2026, 11:50
G.M
Morinë
KOSOVË- Muaji gusht ka nisur me fluks të lartë lëvizjesh në Pikën Kufitare të Morinës, ku mijëra q...
Aktualitet
3 August 2026, 11:15
E. D
pamjet
PATOS- Dhjetëra qytetarë të Bashkisë Patos janë ngritur këtë të hënë në protestë&n...
Aktualitet
3 August 2026, 11:03
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të hënë me rreth 155 vite burg 28 të pande...
Aktualitet
3 August 2026, 10:27
E. D
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zyrtarizuar listën e kandidatëve që do të garojnë për postin ...
Aktualitet
3 August 2026, 10:04
E. D
pamje nga zjarret
TIRANË- Sot mbahet protesta e 65-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen...