31 March 2023, 17:28
Nga A.B
Ricardo Gutierrez
TIRANË- Sekretari i Federates Europiane të Gazetarëve Ricardo Guiterres, ka reaguar pas sulmeve që kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë ndaj mediave, kryesisht 'JOQ' dhe 'Lolitës'. Përmes një reagimi publik, Guiterres thotë se është i indinjuar nga sjellja e Veliajt i cili ka zbuluar identitetet e administratorëve të këtyre mediave.
Ai thotë, se ky veprim i Veliajt është një shkelje e rëndë e së drejtës e lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Sekretari kërkon që kjo sjellje të ndalohet nga kryeministri Edi Rama.
REAGIMI:
Jam i indinjuar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në zbulimin e identitetit të administratorëve të faqeve satirike shqiptare në Facebook, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, ndonëse jo rreptësisht gazetareske, ndihmojnë për t'i mbajtur ata që janë në pushtet me anë të humorit (ju pëlqen apo jo).
Z. Veliaj publikoi emrat dhe informacione shumë private familjare të këtyre personave, duke pretenduar se i kishte “identifikuar” duke i vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fizik. Vetëm pak orë më parë ai i përmendi sërish dhe tha se policia po shkonte, duke lënë të kuptohet se mund të arrestoheshin.
I kujtoj zotit Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në ambientet e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë.
Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Shpresoj që kryeministri Edi Rama të sigurojë që kjo sjellje e rrezikshme të ndalet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo për të kërcënuar dhe frikësuar zërat kundërshtues.
Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Ai zbuloi, se gruaja që fshihet pas "Lolita" është Anisa Caka-Metka./Dosja.al
veliaj sulmon mediat ricardo gutierrez
Aktualitet
31 March 2023, 16:56
A.B
Nxenesit
VLORË- Ministra e Arsimit Evis Kushi zhvilloi ditën e sotme një takimi me nxënës shkollash në qytetin e Vlorës....
Aktualitet
31 March 2023, 16:57
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 66-vjeçari nga Gramshi, i cili ditë...
Aktualitet
31 March 2023, 16:45
A.B
Kamioni
PRRENJAS- Rregjistrohet një tjetër aksident në vend. Në Prrenjas, një kamionçinë ka dalë nga rruga d...
Aktualitet
31 March 2023, 16:35
A.B
Te plagosurit
DURRËS- Këto janë pamjet që vijnë në Manëz, aty ku 4 persona kanë mbetur të lënduar pasi u ...
Aktualitet
31 March 2023, 16:31
A.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një aksident me katër të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në Manëz-Gjiri i Lal&...
Aktualitet
31 March 2023, 16:24
A.B
I moshuari
KAMËZ- Një i moshuar është gjetur i vetëm ditën e sotme. Policia bën të ditur se ky person, i cili dysho...
Aktualitet
31 March 2023, 16:08
k.m.
Anila Hoxha
TIRANË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me autorët e sulmit ndaj TopChannel. Vjedhja e makinës tip “Range Rover&rdquo...
Aktualitet
31 March 2023, 15:45
A.B
Flamur Vezaj
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka dënuar ashpër bërjen publike të emrave të pronarëve të 'JOQ' dhe...
Aktualitet
31 March 2023, 15:35
I.A
Policia
KORÇË- Një person është arrestuar në Korçë për posedim të lëndëve narkotike si...
Aktualitet
31 March 2023, 15:30
A.B
Banesa
ITALI-Zenepe Uruçi, shqiptarja e cila u vra një ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Itali, ka jetuar me frik...