27 September 2026, 18:25
Nga Elton Qyno
Salvatore Aliu
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni, për kapjen në Rusi të Salvatore alias Shpëtim Aliut në Federatën Ruse, ku Interpol Moska ka njoftuar Interpol Tiranën, se kishte ndaluar një person Shqiptar i lançuar në sistem me pullë të Kuqe për “trafik droge” dhe “organizatë kriminale”.
Mësohet se Shpëtim Aliu, pas problemeve që pati me Drejtësinë Shqiptare në muajin qershor 2026 është larguar nga Dubai në drejtim të Moskës në Rusi, me shpresën për ti shpëtuar një arrestimi të mundshëm nga autoritetet e Dubait dhe ekstradimit më pas në Shqipëri, siç ka ndodhur me rastet e tjera.
Aliu ka shfrytëzuar këtë lëvizje për shkak të lidhjeve që ka pasur me një shtetase Ruse, më të cilën edhe është martuar. Ai kishte vendosur të jetonte në këtë shtet përmes kamoflimit dhe strehimit nën petkun e gruas. Por me sa duket identifikimi i kësaj gruaje, ka sjellë më pas dhe zbulimin e vendodhjes së bashkëshortit të saj, Salvatore alias Shpëtim Aliu, i cili është kapur gafil nga policia Ruse.
Pas kapjes së tij në Rusi, tashmë prokuroria e posaçme SPAK ka dërguar letërporosi përmes ministrisë së Jashtme në Federatën Ruse, me qëllim ekstradimin e Aliut në Shqipëri. Aliu, u shpall në kërkim nga SPAK në muajin qershor të këtij viti, pasi akuzohet sipas hetimeve se ka pasur një rol kyç në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, Salvatore Aliu, dyshohet se ka pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro, të siguruara nga aktivitetet kriminale. Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e parave dyshohet se ka pasur vëllai i tij, Isa Aliu, i cili rezulton të ketë në pronësi katër kompani, të përdorura, sipas hetimeve, për investime në pasuri të paluajtshme, vila, apartamente, troje dhe ndërtime, përfshirë struktura hoteliere në zona turistike.
Në qershor 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Aliut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve, Salvatore Aliu, përdorte platformën e komunikimit SKY dhe identifikohej me disa emra, mes tyre “Dala”, “Qero”, “Qerosi”, “Viktor” dhe “Albo Pelon”.
Në një komunikim të gushtit 2020 me vëllain e tij, Isa Aliu e informon se kishte në dispozicion 6 milionë euro. Dy javë më vonë, Salvatore Aliu e njofton se priste të merrte edhe 20 milionë euro të tjera. Në komunikimet e zbardhura nga hetuesit, ai dyshohet se i jepte të vëllait udhëzime se si të fshiheshin paratë deri në momentin e investimit të tyre. Ndër sugjerimet ishte edhe vendosja e parave në fuçi 50-litërshe dhe groposja e tyre./Syri.net
salvatore aliu spak
Aktualitet
27 September 2026, 17:27
G.M
Viktimat
GREQI- Familjarët e viktimave të shpërthimit të regjistruar ditën e premte në zonën e Plakës në Greqi...
Aktualitet
27 September 2026, 15:45
G.M
Pamje nga momenti i vjedhjes
VLORA- Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi dyshohet se g...
Aktualitet
27 September 2026, 15:40
G.M
Një polic gjatë operacionit policor në Zubin Potok. Fotografi e publikuar nga Prokuroria Speciale.
Gjatë një operacioni të zh...
Aktualitet
27 September 2026, 15:20
G.M
Banesa e përfshirë nga flakët
KORÇA- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme n&eu...
Aktualitet
27 September 2026, 15:11
G.M
Foto ilustruese
KORÇA- Një person ka rënë në pragat e policisë ditën e sotme në Maliq pasi dyshohet se transporto...
Aktualitet
27 September 2026, 15:03
G.M
Pamje nga zjarri
SHKODËR- Një hotel është përfshirë nga flakët ditën e sotme pranë pedonales në qytetin e...
Aktualitet
27 September 2026, 14:56
G.M
Shumica e veturave elektrike të importuara në Kosovë vijnë nga Kina.
Nga 780 vetura elektrike të importuara në Kosovë gj...
Aktualitet
27 September 2026, 12:39
I.A
Makina
FIER- Një 66-vjeçar është arrestuar në Fier pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një arm&eum...
Aktualitet
27 September 2026, 12:04
Policia
RINAS- Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe Rinas, në kuadë...
Aktualitet
27 September 2026, 10:58
I.A
Bledar Cafi
TIRANË- Bledar Çafi ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...