Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi furnizonte Valencian me drogë, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Tiranë
Për të gjetur vendndodhjen e 45-vjeçarit, hetuesit monitoruan lëvizjet e anëtarëve të familjes së tij, duke zbuluar se i arratisuri jetonte në Dubai, por ishte kthyer së fundmi në Shqipëri.
6 May 2026, 18:19Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare kanë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, një 45-vjeçar shqiptar të dënuar për trafik droge. Për të gjetur vendndodhjen e 45-vjeçarit, hetuesit monitoruan lëvizjet e anëtarëve të familjes së tij, duke zbuluar se i arratisuri jetonte në Dubai, por ishte kthyer së fundmi në Shqipëri.
45-vjeçari shqiptar i cili jetonte më parë në Mestre në kohën e incidentit, ishte dënuar për trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve. Konkretisht, midis viteve 2019 dhe 2021, 45-vjeçari ishte bërë një nga figurat kryesore në organizatën që furnizonte me kokainë qendrat e trafikut të drogës në brendësi të Venedikut.
Mediat italiane shkruajnë se ai merrte vendime të rëndësishme, menaxhonte drejtpërdrejt kanalet e furnizimit me drogë dhe organizonte shpërndarjen e saj. 45-vjeçari shqiptar, i arratisur që nga viti 2022 ishte një person i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi furnizonte Valencian me lëndë narkoitike./Dosja.al