12 January 2023, 22:05
Nga DOSJA
Nazif Myrta
ELBASAN- Pak javë më parë, emisioni investigativ “Stop” ishte në Byshek të Elbasanit. Nazif Myrta, 72 vjeç ishtë goditur me mjete të forta, teksa po kulloste bagëtitë, pranë shtëpisë. Autori, fqinji, Hamit Mehmetaj duke pretenduar se Nazifi po kulloste bagëtitë në atë që ai e quan pronë të vetën, e rrahu dhe e godeti me kosore ferrash si dhe me grushta duke i çarë nofullën e duke i dëmtuar dhëmbët.
Sot, Nazifi nuk është më në gjendje të kryejë aktivitetet e veta. Mjeku ligjor si dhe prokurori nuk i tregojnë asgjë. Agresori është i lirë me detyrim paraqitje, akuzuar për vetëgjyqësi dhe për plagosje të lehtë. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Shumë fqinj e familjarë kanë rënë pre e dhunës së Hamitit.
20 Dhjetor 2022
Nazif: Më rrahu, më dërrmoi nga duart, nga nofulla që më theu dhëmbët dhe nga këmba që s’mund të eci më.
Gazetari: Të ka gjuajtur me mjete të forta, apo jo?
Nazif: Të forta, të forta.
Gazetari: Të tipit?
Nazif: Dajak, dru.
Gazetari: Me çfarë mjetesh?
Nazif: Me dru, kurse dorën këtu ma ka çarë me kosën time. Më solli këtu ai, më mori kosën mua atje, më cacu dorën, kur më ra këtu në nofull dhe këtu në këmbë, unë u përmbysa.
Kunata e dhunuesit: Edhe burrin ma ka rrahur, edhe mua më ka rrahur. Dokumentat te shtëpia, m’i ka vjedhur. Qentë që kam pasur m’i ka helmuar me arsye që të më vjedhë dokumentat që kur të hyjë brenda të mos lehë qeni dhe të më vjedhë.
Vetë vëllai i dhunuesit e mbështeti këtë deklaratë pasi tregoi se Hamiti e ka rrahur një natë teksa kthehej në shtëpi.
Dhunuesi: Që ky të marrë tokën, pa shikuar që ka mbivendosje. Aq më tepër që nuk e diktova që më grisi xhupin me atë kosore.
Gazetari: Se po ta diktoje, çfarë do të ndodhte?
Dhunuesi: Tani, gjaknxehtësia, se nuk u nisa për atë punë.
Gazetari: Po në qoftë se ti do ta kishe kapur se ai të ka goditur, çfarë do bëje ti?
Dhunuesi: Po mund t’i kisha sjellë edhe më rëndë.
Gazetari: Po nuk jeni ju në gjendje, ju jeni një person madhor, tani, jeni në një fshat, jeni në një komunitet të vogël këtu, t’i zgjidhni problemet në rrugët e duhura ligjore?
Dhunuesi: Unë, faktikisht, nuk vajta për ta dhunuar.
Gazetari: Por, e dhunove.
Djali i Nazifit, tha më herët se ishte ankuar në prokurori dhe i ka thënë se babai i tij është lënduar aq rëndë fizikisht sa i janë thyer dhe dhëmbët.
“Çfarë dhëmbësh? Dhëmbë kauçuku? Dhëmbë kauçuku gjejmë dhe rrugës”, është shprehur prokurori i cili më pas e ka përzënë nga zyra dhe ka refuzuar t’i japë informacione mbi dokumentacionin.
Pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, denoncuesi Gentian Myrta thotë se mamaja dhe vëllai janë thirrur nga shefi i krimeve në polici, ku shkruan edhe njëherë letrat e dëshmive nga e para.
Gentian Myrta, denoncues: Pas transmetimit, shkon polici i zonës në shtëpi me gjithë një polic tjetër dhe i thonë se të kërkon shefi i krimeve, aty në polici. Nuk e di thotë se çfarë ngatërrese është bërë, por duhet të paraqiteni patjetër! Ka shkuar mamaja, babai dhe vëllai. Kanë shkruar çështjen se si ishte dërrmuar, si ishte vrarë, në ç’datë u bë. Shkruajtën edhe njëherë letrat nga e para. Besoj, se do gjendet e drejta. Shumë faleminderit!
Marrë nga tvklan.al
nazif myrta
Aktualitet
12 January 2023, 22:03
Ministria e Financave
TIRANË- 7 vite pasi i arrestuari Thana kishte përfituar dëmshpërblim në vlerën e 3 milionë lek&eum...
Aktualitet
12 January 2023, 22:01
Mikhail Zorin
TIRANË- Rëndohet pozita e shtetasi rus Mikhail Zorin, pas daljes së akt-ekspertimin mjeko-ligjor për dy ushtarakët e...
Aktualitet
12 January 2023, 21:36
Bashkia Vau i Dejës
VAU I DEJËS- Fiks Fare denoncoi një skandal me një tender me vlerë 100 milionë lekë në Bashkin&...
Aktualitet
12 January 2023, 21:25
F.M
Aksidenti
TIRANË- Një vajzë ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur këtë mbrëmje në Tir...
Aktualitet
12 January 2023, 20:51
F.M
Aeroport
TIRANË- Ministria e Punëve të Brendshme angleze Home Office thotë se është zhvilluar me sukses, fluturimi i parë...
Aktualitet
12 January 2023, 19:43
I.A
Foto nga aksidenti
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se se aksi...
Aktualitet
12 January 2023, 19:39
F.M
Policia në Kumanovë
MAQEDONI E VERIUT- Një 40-vjeçar ka vrarë babain e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maqedon...
Aktualitet
12 January 2023, 19:17
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Grupi hetimor ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi, që u vodh nga pastruesja Rozeta Dobi...
Aktualitet
12 January 2023, 18:53
Familja Bregu
LEZHË- Familja Bregu nga Torovica e Lezhës po kalon dimrin e katërt në një kontenier, pasi shtëpia e tyre u sh...
Aktualitet
12 January 2023, 18:45
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Ish-zyrtarja Alda Klosi, të cilës pastruesja Rozeta Dobi në bashkëpunim me të birin, Havier i vodhën ...